Ballina Kuriozitete Harresa, përse ndodh?

Harresa, përse ndodh?

Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret. Sipas ekspertëve dhe studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë.

Kur psikologët studiojnë kujtesën ata janë të interesuar për nivelin e ruajtjes së informacionit, që është thjesht sasia e informacionit që depozitohet me përpikëri pasi është kryer procesi i të mësuarit. Ruajtja matet duke i kërkuar individit të përdorë informacionin e mësuar më përpara.

Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve dhe studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë.

Informacioni i përgjithshëm përfshin njohuri të përgjithshme që i kemi fituar jashtë përvojave të veçanta, si p.sh. qëndrimi ynë ndaj shkollës, njohuritë tona për muzikën apo fjalori ynë. Kurse informacioni i shprehive përfshin aftësitë e sjelljes dhe ato të njohjes si dhënia e biçikletës apo zgjidhja e një fjalëkryqi.

Tre janë përbërësit bazë të sistemit tonë të kujtesës: kodimi, depozitimi dhe riprodhimi. Hapi i parë është kodimi, procesi i futjes se informacionit në sistemin tonë të kujtesës. Pasi informacioni është koduar, ose futur në kujtesën tonë, neve na duhet ta depozitojmë atë. Në qoftë se nuk e depozitojmë ajo harrohet.

Hapi i dytë, depozitimi është proces që e mban informacionin e kujtesës për një farë kohe. Hapi i tretë në procesin e kujtesës është riprodhimi, nxjerrja e informacionit nga sistemi i kujtesës.

Kujtesa

Kujtesa ndahet në atë afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Kujtesa afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të ndërgjegjshëm në një moment të caktuar. Kujtesa afatshkurtër përdoret kur duam të mbajmë mend diçka të momentit. Kujtesa afatshkurtër ka kapacitet shumë të kufizuar, kurse kohëzgjatja është rreth 30 sekonda para se ky informacion të humbasë.

Probleme me kujtesën

Me kalimin e moshës shfaqen simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se një person ka probleme me kujtesën. Këto simptoma nuk janë të qarta sepse mund të duken krejt normale në disa situatat ose duke u bazuar në faktin se ka të bëjë mosha. Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë.

Ka raste kur sëmundja e kujtesës e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës.

Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Për këtë shkak këta persona harrojnë dhe me kalimin e kohës kjo simptomë bëhet edhe më e theksuar. Një simptomë tjetër është anomia, mosgjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve.

Femrat më të prekura

Femrat janë më të prekura nga kjo sindromë dhe kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. Shumica e njerëzve mund të mbajnë në mend rreth 7 elemente informacioni për një kohë të shkurtër. Kurse në sajë të kujtesës afatgjatë, përmes përsëritjes përpunuese, njeriu është në gjendje të kodojë informacione në mënyrë që ai të hyjë në kujtesën afatgjatë.

Kohëzgjatja e kujtesës afatgjatë është e përhershme. Metoda e ruajtjes së informacionit duhet të bëhet me përsëritjen dhe përpunimin e organizimit të informacionit.

E kundërta e kujtesës është harresa. Në qoftë se njohuritë e mësuara nuk përsëriten vazhdimisht atëherë ato zbehen apo harrohen tërësisht. Por nëse ajo që është mësuar përsëritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet. Te harresa ndodh inhibicionin retroaktiv ose parafrenimi i cili mund të jetë i madh ose i vogël, në varësi nga ngjashmëria.