Ballina Aktualitet Paralajmërimi i madh i Pacollit nga Brukseli

Paralajmërimi i madh i Pacollit nga Brukseli

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zevendëskryeministër, Behgjet Pacolli ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovëm.

Kjo pasi, sipas tij sot Komisioni Evropian në Bruksel do t’i jep fund izolimit të qytetarëve

“Sot është ditë e madhe për Kosovën europiane. Izolimit të padrejtë për qytetarëve po i vie fundi. Sot do të marrim raportin pozitiv për vizat si hap i parë drejt liberalizimit”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka theksuar se Kosova në BE dhe NATO është është ëndrra përbashkët.

Ndryshe, sot pritet që të jepet vendim pozitiv për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave për Kosovën.