Prishtinë 18 Korrik 2018
Ngjarjet e pazakonta shëndërrohen në të rëndomta kur ka njerëz të mirë.
Dje, me 17 Korrik 2018 pas arritjes në Prishtinë në aeroportin Adem Jashari, dhe pas kryerjes së kontrollës së pasaportave Gzim Gjonbalaj sëbashku me motrën Fionen patën paksa një arritje jo edhe aq të këndshme në Kosovë.
Të ngazëllyer në emocionet e ribashkimit me familjaret që i pritnin për ti takuar, ata posa arrijnë në banesë në Prishtinë e kuptojnë se është duke ju munguar çanta personale e krahut , me dy pasaportat amerikane me të gjitha parat disa mijëra dollarë dhe të gjithë dokumentet personale me kredit karta, etj ,etj.
nga: Esad GJONBALAJ
(përndryshe baba i Gzimit dhe i Fiones)
Përshkrimi i fotos: 1.- Gzim Gjonbalaj dhe Ismet Kqiku pas dorëzimit të çantës së gjetur nga Ismeti./ Gzimi dhe Fiona pas nisjes në aeroportin JFK në New York, pas nisjes në aeroportin JFK në New York.