Ballina Sport Heronjve anglezë të Botërorit u dedikohen vende parkingu

Heronjve anglezë të Botërorit u dedikohen vende parkingu

Nga Rigers Avdo/ TeleSport

Heronjve anglezë të Kupës së Botës u është dhënë një parking i dedikuar në hapësirat e supermarketeve si pjesë e një iniciative nga Lidl.

Kompania gjermane e marketeve ka vende të rezervuara për Tre Luanët, duke u siguruar se Southgate, Kane, Pickford dhe Tripper mund të bëjnë pazar sa më rehat në vendlindjet e tyre.

Kane ka një vend në Lidl që ndodhet në Chingford, vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa Southgate do ta ketë vendin në Crawley.

Pak më në veri, Pickford e ka parkingun e tij në Washington dhe Trippier në Bury.

“Jemi të lumtur që mund të tregojmë vlerësimin tonë për Gareth dhe skuadrën e tij të mrekullueshme,” deklaron menaxheri i Lidl Christian Hartnagel.