Ballina Aktualitet Qytetari përballë barbarisë?

Qytetari përballë barbarisë?

Nga dr. Islam Lauka *

“Drejtësia” e të fortit, mujsharit, binomit shtet-oligark, këtë radhë u rishfaq ndaj gazetarëve të televizionit kombëtar Top Channel, të cilët po bënin një dokumentar mbi krimin mjedisor në Valbonë. Ata që po dhunojnë natyrën, me lejen e qeverisë, por në kundershtim me vendimet e drejtësisë, duan që krimin e tyre ta çojnë deri në fund. Për realizimin e këtij qëllimi ata kanë zgjedhur si aleat terrin informativ, gënjeshtrat, të pavërtetat. Në këtë “logjike”, sipas tyre, gazetarëve dhe gjithë atyre që përpiqen të hedhin dritë mbi barbarinë e tyre, u duhet mbyllur goja, me të gjitha mjetet, përfshirë dhunën.

Pyetja që shtrohet është kjo: kur shteti dhe firma private “Gener shpk” nuk pyesin për ligje, për vendime të drejtësisë, për vullnet të popullit, por, përkundrazi, në mënyrë të paskrupullt, i nëpërkëmbin ato dhe ushtrojnë dhunë të egër ndaj cilitdo që guxon të ngrihet kundër tyre, a duhet të mjaftohemi vetëm me format e deritanishme të rezistencës sonë, apo duhen kërkuar të tjera me efikase? Shkurt, a mund të fitojë qytetaria jonë përballë barbarisë së tyre, apo duhet tu kundërvihemi me metoda analoge?

_________
* Ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë.