Ballina ED/OP McCain: Takimi Trump-Putin, një gabim tragjik

McCain: Takimi Trump-Putin, një gabim tragjik

John McCain

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku folën për çështje të ndryshme.

Pika e vetme ku të dy presidentët u shfaqën tërësisht në një mendje, ishte ajo e ndërhyrjes së supozuar ruse, në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në fund të 2016-ës, çështje e cila është ende nën hetim.

Në një konferencë për shtyp, e cila u cilësua si më e dobëta e një presidenti të SHBA-ve dhe gati-gati si tradhti kombëtare, Trump kritikoi FBI-në dhe Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se stafi i tij nuk ka pasur lidhje me Moskën.

Menjëherë pas kësaj konference, reagoi edhe senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili kritikoi takimin mes dy presidentëve, duke e cilësuar edhe si një “gabim tragjik”.

McCain theksoi gjithashtu se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dështuar të mbronte vendin e tij dhe madje e kishte çuar reputacionin e SHBA-ve një një pikë të ulët, të paparë ndonjëherë.

“Jo vetëm që Presidenti Trump dështoi të fliste të vërtetën për një kundërshtar, por duke folur për Amerikën në botë, presidenti ynë nuk arriti të mbrojë gjithçka që na bën këta që ne jemi, një republikë e njerëzve të lirë”, tha McCain për Trump.