Ballina Kulturë EPOSI I SOTËM

EPOSI I SOTËM

(Do kendohet neser ne Prishtine)

Mot e lot e zjarret kot…
Nga Preveza deri n’Hot,
Me Teute, me Kastriot,
Me Jashar e Ukshin Hot,
Gjaku gurr’ e sherre plot,
A thue ka diku nji Zot…
Mot pa lot me bekue sot,
O me prit rrena n’xhekpot!

A thue mbrapsht e fillova,
Dallash kangen e vajtova,
Mot e lot a thue e teprova,
Merr idhnim Vlora e Rugova,
Shqipeve pse ju kallxova,
Humbjet pse i dekorova,
Festat gjys’ pse i festova,
N’lloto prap noton Kosova!

Zemra m’dhemb, zani s’del,
Lahutmjera me t’vetmin tel,
I ka var’ tmerret n’cengel,
I ka ba’ postim n’Bruksel…
Tuj besue n’kulm e n’themel,
Dredh’ durimet, ba kacurrel,
Vorre t’huaja hap’ e mshel…
N’sofra helmesh, pret imel?!
_______
Nga poeti i mirënjohur Azem Baliaj