Ballina Ravijëzime Anekdota e radhës: Kali blihet me pare e paguhet me gjak

Anekdota e radhës: Kali blihet me pare e paguhet me gjak

Moti nëpër neja kur shkojshin pleqtë me nejtë, të ritë i pytshin për gjallni. Një herë Mehmet Cenën e kish pas vet Rrustem Zenuni:
– Kam nie se në Gjakovë po bajshin ma lirë kali i samarit se kali i shalës, a din mem kallxue athu pse?
– Po po të kallxoj pse!
– Pse?
– Kali i shalës ban ma lirë se blihet me pare e paguhet me gjak!
– E qysh i bjen kjo, o Mehmet?

– Kjo i bjen që me ba vaki dikush me ja vra dikujt kalin e shalës, duhet me pagu me gjak e me e vra ni kali t’samarit, e pagun si kali.
 

Nexhat Çoçaj