Ballina Sport “Rusi 2018”, Franca kampione e botës

“Rusi 2018”, Franca kampione e botës

Franca ka fituar Kupën e Botës për të dytën herë në historinë e saj. Pas Botërorit të 1998-ës, Gjelat rikthehen në majën e botës 20 vite më pas duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2. Ishte një ndeshje fantastike në Luzhniki-n e mbushur plotë e përplotë, dhe ndeshja nuk ka zhgënjyer. Ishte një sfidë me shumë të veçanta, duke filluar nga autogoli i parë i shënuar në një finale nga Mandzukic. Hera e parë që nga finalja e 1970-ës që fituesi shënon katër gola, si dhe VAR-i që vendosi penalltinë e shndërruar në gol nga Griezmann.

Ndeshja nisi mirë për ballkanasit, të cilët ushtronin presion që në sulm duke mos lejuar francezët të dalin në lojën e tyre. Por një goditje dënimi e fituar me dinakëri nga Griezmann dhe një rreshtim i gabuar i kroatëve zhbllokoi rezultatin, me Mandukic që ishte i fundit që preku topin përpara se të shkonte në rrjetë. Por Kroacia kundërpërgjigjet menjëherë me Ivan Perisic.

Pak minuta përpara se të mbyllej pjesa e parë francezët fitojnë një penallti që është akorduar pas konsultimit me VAR. Griezmann shënon me qetësi dhe lejon të tijtë të futen në dhomën e zhveshjes me qetësi dhe eufori. Pas pushimit vijnë dy gola të shpejtë të Pogba dhe Mbappe që vulosin fitoren për Bles Bleues. Por një gabim i Lloris lejon Mandzukic të ringjallë shpresat e ballkanasve të cilët ushtrojnë presion me energjitë e mbetura për të bërë të pamundurën. (Telesport)