Përbërësit për 4 persona:
400 gr makarona
200 gr domate qershi
2 kuti peshku ton në ujë
misër të zier
kripë, piper
borzilok
1 qepë e kuqe
vaj ulliri
Përgatitja:
Ndërsa keni vënë ujin e makaronave dhe më pas I keni hedhur këto të fundit të ziejnë, prisni qepën në feta shumë të holla. Lëreni për 3-4 minuta në ujë të ftohtë dhe kullojeni për ta hedhur te makaronat të cilat i vendsim në një tas të madh. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë, i trazojmë mirë dhe i shërbejmë në formë sallate./Living/