Ballina Rajoni Qeveria “Haradinaj” numër rekord vendimesh, që nga Pavarësia e Kosovës

Qeveria “Haradinaj” numër rekord vendimesh, që nga Pavarësia e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, “Qeveria Haradinaj”,  në periudhën shtator 2017 – korrik 2018 ka marrë numër rekord të vendimeve, që nga Pavarësia e Kosovës, në harkun kohor prej 10 viteve.
Në mbledhjen e fundit u shqyrtua Raporti i Punës së Qeverisë, sipas së cilit, gjatë kësaj periudhe qeverisëse janë marrë mbi 600 vendime të mëdha, që ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien qytetare.
Korpusi i Rekordit të Qeverisë së Ramush Haradinaj:

Qeveria ka miratuar 75 projektligje;
Janë miratuar 30 akte nënligjore;
91 akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat, në suaza të fushëveprimit të tyre;
Poashtu, janë aprovuar 23 Koncept-Dokumente

Dinamikë e re qeverisëse e kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj është fokusuar në punë dhe rezultate! (Rali LURA).