Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis deklaroi se aktivitetet e Rusisë në Evropën Jugflindore kanë karakter destabilizues.
“Aktivitetet e Rusisë në Evropën Juglindore janë faktor destabilizues. Ata (rusët) e minojnë strukturën demokratike të vendeve (nga ky rajon) përmes përhapjes së informacioneve të rreme, masave ekonomike dhe përzierjes”, ka thënë Matis në bisedën me gazetarët rrugës nga Kroacia për në Norvegji”, publikoi pres-shërbimi i Pentagonit.
Në Zagreb Matis u takua me ministrin e Mbrojtjes të vendeve nga Karta e Adriatikut. Nisma është formuar në vitin 2003 nga ana e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacia që të lehtësohet hyrja e këtyre vendeve në NATO. Në vitin 2008 u janë bashkangjitur edhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.