Secili prej nesh ka një veshje të preferuar ne garderobën personale, ndoshta një çantë të preferuar që e përdor çdo ditë. Nuk ka asnjë problem nëse vishni dy ditë të njëjtën veshje apo vendosni të njëjtën çantë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për këpucët. Së pari, për pjesën e parë të ditës duhet të mbani këpucë komode, kryesisht të sheshta.
“Çdo veprimtari e ditës duhet të ketë këpucët e veta. Vrapi, për shembull, duhet të ketë atlete komode, enkas për të vrapuar ose ushtruar. Kështu do evitoni lodhjen më të madhe por edhe tërheqjet e ndryshme që mund të ndodhin gjatë aktivitetit. Për ditën, në punë, mbani këpucë me material të butë ku mund të hyjë edhe ajri”, thonë ekspertët. Sigurisht, këta të fundit nuk iu referohen zyrave ku takat janë thuajse kusht.
Po përse duhet ndërruar këpucët përditë? Djersitja është arsyeja kryesore. Këpucët kanë nevojë të thahen e ajrosen përpara se të vishen sërish dhe koha që duhet është të paktën dy ditë përpara se t’i vishni sërish. Nëse i alternoni atletet ose këpucët do të shmangni krijimin e mykut në këmbë e gishta.