Ballina Kulturë VAJTIM I VALBONËS

VAJTIM I VALBONËS

Nga Zyra AHMETAJ

Jam zanë mali, jam zog bjeshke,
e trembur nga këto shpërthime,
para , se të ik prej teje,
po të qaj Valbona ime:

-Mjera nana, bija ime,
ti ke qënë më e bukura bijë!
Ta zun grykën, ta zun frymën;
ta ngrin gjoksin; në dhe me t’shti.

Mjera unë bija ime!
Ty të kisha mbretëreshë;
porsi diell shkruar ishe,
si ty t’bukur, kund s’mund të gjesh!.

Zanin tim e kam për ty.
Edhe qiellin ta shpojnë gjama;
qysh me t’prish ket bukuri;
bijë më të bukur s’ka pas nana!

Po largohem me shumë miq
që të deshëm ashtu siç ishe.
Bashk’ u ndjemë mrekullisht,
gjithë këta shekuj, gjithë këto vite.

Largohem zemërcoptuar,
zërin nuk na e dëgjoi kush.
I tjetërsuan valët e bukura;
tashmë këtu, ndjehemi ngushtë..

Ne të deshëm ashtu të virgjër,
me blerim dhe me kanione,
Tani e humbëm qetësinë,
s’jetojmë dot nëpër betone.

Lamtumirë, lamtumirë!
Vajin nuk e ndalim dot.
O Valbonë e mrekullive,
të kujtojmë për jetë dhe mot.