Nga Hysni BURGAJ – ish drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Për të gjithë ata që besojnë shprehjet “Polici e tradhtuar”, ” Policia e pashkolluar dhe më e plakur” ju prezantoj sot pas publikimit të raportit të Policisë Italiane grafikun me të dhëna zyrtare sipas viteve nga 2000-2014.
Pas këtij viti, për çudi, nuk ka asnjë të dhënë…
Siç shikoni më poshtë: nga 5.6 ton marijuanë në vitin më të keq në 2013….në 94 ton marijuana në vitin 2017.
Çdo muaj e vit Policia Italiane i dërgon statistikat zyrtare për Policinë Shqiptare… Ku janë…?! Kush e futi këtë frymë fshehjeje të dhënash e ngjarjesh në Policinë e Shtetit…?! Mos vallë ministri më i suksesshëm, Saimir Tahiri….?! – shkruan në faqen e tij në FB, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni BURGAJ (2009-2013).