Ballina Sport 5 maj 1990 kur stadiumi i Zagrebit ushtoi nga thirrjet për Pavarësi…

5 maj 1990 kur stadiumi i Zagrebit ushtoi nga thirrjet për Pavarësi…

Nga Besmir LUSHAJ

5 majin e 1990-ës, Crvena Zvezda e Beogradit ishte mysafire në Zagreb në sfidën kundër Dinamos vëndase.
Stadiumi i Zagrebit oshëtinte nga thirrjet për pavarësi. Policia serbe ndërhyri me ashpërsi duke provokuar një nga përleshjet më të dhunshme në histori të futbollit. Lojtarët kroatë, me Boban në krye, duke parë ofensivën brutale ndaj tifozëve të tyre, përfshihen të gjithë në përleshje me policinë serbe.
Kjo ndeshje ishte shkrepësja që ndezi zjarrin e një lufte të përgjakshme ku kroatët me infrastrukturë ushtarake modeste bënë një qëndresë heroike, veçanërisht në betejën epike të Vukovarit.
Rreth dymijë shqiptarë ishin pjesë e rezistencës, pjesë e armatës kroate. Gjeneral Neshat Ademi pëmendet dhe sot nga kroatët për trimërinë dhe aftësitë e tij udhëheqëse.
Disa gjëra nuk duhen harruar!