Ballina Bota Zaev: Nuk fiksohem për të ardhmen dhe karrierën time politike

Zaev: Nuk fiksohem për të ardhmen dhe karrierën time politike

Kryeministri Zoran Zaev, dje në intervistë për “Hard Talks” të BBC, tha se, nuk është i brengosur, për të ardhmen e tij, për sigurinë e tij, po as për karrierën e tij politike.

Zaev u shpreh i bindur se referendumi do të kalojë me sukses dhe se qytetarët do të zgjedhin ndryshimet kushtetuese, sepse, siç tha ai, anketat tregojnë se 75 për qind e qytetarëve janë për NATO dhe BE.

Në pyetjen e gazetares se partia opozitare ju akuzon se marrëveshja është e pa ligjshme, për shkak se në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marr më pak vota, Zaev u përgjigj: “Po është e vërtet se na akuzojnë se marrëveshja është e pa ligjshme. Por kjo është marrëveshje kyçe çka ka nënshkrimin tim dhe nënshkrimin e ministrit të jashtëm. Do të ketë referendum, në të cilën qytetarët do të sqarohen”.

Ai gjithashtu shtoi se i vjen keq për kryetarin Gjorge Ivanov për shkak se e ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjen për emrin dhe ligjin për gjuhët.

Zaev akuzoi edhe OBRM-PDUKM-në për, siç tha ai, se i ka bërë dëme vendit në vitet e kaluara, veçanërisht në pjesën e marrëdhënieve ndëretnike.