Ballina Aktualitet Takim prezantues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë me Kryetarin e Partisë Demokratike...

Takim prezantues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në vijimësinë e takimeve prezantuese lidhur me krijimin e tij, u prit në korrik 2018 në një takim zyrtarë nga Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Z. Besnik Mustafaj pasi shprehu falënderimet për konsideratën zhvilloi dhe një prezantim formal të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ku e cilësoi një organizatë jo qeveritare me një eksperiencë të çmuar për vendin, pasi e gjithë eksperienca diplomatike tashmë do jetë në mbarëvajtjen e politikës së jashtme për shtetin shqiptarë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të jetë mbështetës i kualifikimeve, analizave që mund të bëjë opozita për politikën e jashtëme pasi ne, cilësoi Z. Mustafaj, jemi të pozicionuar në objektivin euro-atlantik të paanshëm.

Kryetari i PDSH Z. Lulzim Basha, falenderoi Këshillin e Ambasadorëve për paanshmërinë politike ku theksoi se iniciativa të tilla, vlejnë për t’u përshëndetur.

Përmes Këshillit të Ambasadorëve, tashmë Shqipëria do ketë një traditë të zhvillimit perëndimorë ku do jetë një model i suksesshëm pasi vjen pikërisht në momentin e duhur ku politika e jashtme ka problem.

Me vullnet dhe angazhim kemi shumë punë për të bërë. Vizioni ynë euro-atlantik është gjeneza e politikës së jashtme në Partinë Demokratike.

Në vijimësi Z. Basha kërkoi bashkëpunimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë në raport me ndërkombëtarët. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një vlerë që do i shërbejë vendit me seriozitet dhe të vërteta.

Sot, Shqipëria ka fatin t’i zgjidhë vetë problemet e kombit e vetme dhe askush nuk mund të na ndihmojë më shumë se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë Z. Genc Muçaj, vlerësoi faktin që Këshillit iu dha rëndësia e duhur dhe cilësoi se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është themeluar pas një pune 16 mujore dhe është marrë modeli i organizatave të tjera të ngjashme në botë në ndërtimin e tij, e përshtatur me përvojën dhe realitetin tonë.

Qëllimi ynë është të ruajmë integritetin e diplomacisë shqiptare si dhe për të krijuar paanshmëri në interes të politikës së jashtme shqiptare.