Ballina Rajoni NATO fton Maqedoninë të nisë bisedimet për anëtarësim

NATO fton Maqedoninë të nisë bisedimet për anëtarësim

Bruksel, 11 korrik 2018 – NATO e ftoi zyrtarisht Maqedoninë të nisë bisedimet për anëtarësim në aleancën veriatlantike.

Vendimi u bë publik pas përfundimit të punimeve të samitit të krerëve të 29 shteteve anëtare të Aleancës, në Bruksel.

Në një konferencë për gazetarë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet anëtare të Aleancës e përshëndesin marrëveshjen mes Athinës e Shkupit për zgjidhjen e kontestit për emrin, të cilën ai e quajti “historike”.

“Sot ramë dakord që ta ftojmë Qeverinë e Shkupit që të fillojë bisedimet për integrim. Pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat kombëtare për finalizimin e marrëveshjes rreth emrit, atëherë vendi do t’i bashkohet NATO-s, si anëtari i tridhjetë”, tha Sekretari Stoltenberg.

Ai theksoi se Republika ish-jugosllave e Maqedonisë e ka përpara “një rast që ndodh një herë në jetë”

“Nëse qytetarët e këtij vendi e mbështesin marrëveshjen për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë do t’i bashkohen NATO-s, në të kundërtën nuk do t’i bashkohen NATO-s”, tha Stoltenberg.

Ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vjen pas marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit kati 30 vjeças mes Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë.

Marrëveshja e cila është nënshkruar mes kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, ka hasur në kundërshtimin e ashpër të opozitës maqedonase, si edhe të Presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov, i cili ka refuzuar ta dekretojë marrëveshjen.

Koalicioni qeverisës synon mbëbshtetjen popullore për marrëveshjen, prandaj do të organizojë referendum në të cilin qytetarët do të deklarohen për ose kundër ndërrimit të emrit të Maqedonisë. (r.m.)