Nga Sokol Neçaj – Amerikë
Hamilton, nder Federalistet me te rendesishem (sot Republikanet) dhe arkitekti kryesor i ekonomisë politike të Amerikës, vdiq të nesërmen.
Alexander Hamilton, i lindur në ishullin Nevis, të Karaibeve erdhi në kolonitë amerikane në 1773 si emigrant i varfër. (Ka disa polemika në lidhje me vitin e lindjes së tij, në vitin 1755 ose 1757.) Në vitin 1776, ai u bashkua me Ushtrinë Kontinentale në Revolucionin Amerikan dhe energjia e pashtershme dhe inteligjenca e shquar tërhoqen vëmendjen e Gjeneral George Washington, i cili e mori ndihmës. Dhjetë vjet më vonë, Hamilton ishte delegat në Konventën Kushtetuese, dhe ai udhëhoqi përpjekjet për të fituar ratifikimin e dokumentit përfundimtar, i cili krijoi atë lloj qeverie të fortë, të centralizuar që favorizonte ai. Në 1789, presidenti Washington e emëroi sekretar i Thesarit. Si sekretar i pare I Thesarit ai per gjatë gjashtë viteve të ardhshme ndertoi një politikë të sofistikuar monetare që shpëtoi nga kolapsi qeverinë e re te SH.B.A.. Me lindjen e partive politike, Hamilton konsiderohej si një udhëheqës i Federalistëve.
Aaron Burr, i lindur në një familje prestigjioze në New Jersey në 1756, ishte gjithashtu nje intelektual i talentuar, dhe ishte diplomuar nga Kolegji i New Jersey-it (më vonë Princeton) në moshën 17 vjeç. Ai u bashkua me Ushtrinë Kontinentale në 1775 dhe u shqua gjatë sulmit Patriot në Quebec. Një politikan mjeshtër, ai u zgjodh në Asamblenë e Shtetit te Ri në 1783 dhe më vonë shërbeu si avokat i shtetit. Në një garë për në Senatin e SHBA-ve në 1790, ai mundi vjehrrin e Alexander Hamiltonit.
Hamilton filloi ta urrej Burr, të cilin ai e konsideronte oportunist të rrezikshem, dhe shpesh foli keq për të. Kur Burr kandodoi për zëvendës president i Thomas Jefferson në vitin 1796 në biletën Demokratike-Republikane (paraardhës i Partisë Demokratike), Hamilton, nisi një seri sulmesh publike ndaj Burr, duke deklaruar: “Unë mendoj se është një detyrë fetare për ta kundërshtuar karrierën e tij.” John Adams fitoi presidencën, dhe Burr la Senatin në vitin 1797 dhe u kthye në Asamblenë e New York-ut.
Në 1800, Jefferson zgjodhi përsëri Burr si zevendes te tij ne garen per president. Burr e ndihmoi kandidaturen Demokratike-Republikane duke publikuar një dokument konfidencial që Hamilton kishte shkruar duke kritikuar presidenti John Adams, qe ishte ishte i partise se tij Federaliste. Kjo shkaktoi një çarje të Federalistëve dhe Jefferson dhe Burr fituan zgjedhjet, me 73 vota elektorale secili.
Sipas procedurave zgjedhore, te atëherëshme, president dhe zëvendëspresidenti nuk votoheshin ne menyre te ndare; kandidati që merrte më shumë vota zgjidhej president, dhe ai qe dilte i dyti, zëvendes. Votimi pastaj shkonte në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhenja e fitores Jefferson, që në fillim dukej vetëm një teknikalitet elektoral, u kthye në një krizë të madhe kushtetuese, pasi Federalistët e Kongresit i dhane mbështetjen e tyre Burr. Pas një votimi të mahnites me 35 vota te barabarta, një grup i vogël i Federalistëve ndryshoi anë dhe votoi në favor të Jefferson. Alexander Hamilton, i cili kishte mbështetur Jefferson ishte kryesori në thyerjen e bllokimit.
Burr u bë zëvendës president, por Jefferson u distancua prej tij, dhe nuk e mbështeti Burr për një mandat të dytë në 1804. Atë vit, një fraksion i Federalistëve, ne New York-ut pasurite e te cileve ishin zvogëluar në mënyrë drastike pas ardhjes ne pushtet te Jefferson, kërkoi të merrte Burr e pakënaqur në partinë e tyre dhe ta kandidonin për guvernator. Hamilton beri me entuziazëm të madh, fushatë kundër Burr dhe Burr duke humbur nominimin Federalist kandidoi si i pavarur për guvernator i humbi zgjedhjet. Në fushatë, Hamilton dhe të tjerët, e sulmuan egërsisht karakterin e Burr dhe pas zgjedhjeve ai zgjodhi të ndreqte reputacionin e tij, duke sfiduar Hamilton në një duel, apo një “çështje nderi”, siç njiheshin.
Në atë kohë çështjet e nderit ishin të zakonshme në Amerikë, dhe rregullat komplekse që manaxhonin ato zakonisht çonin në një zgjidhje të nderuar para shkrepjes së armëve. Në fakt, hapur Hamilton orator ishte përfshirë në disa çështje e nderi në jetën e tij, dhe ai i kishte zgjidhur shumicen e tyre në mënyrë paqësore. Por, nje rekurs i tillë nuk qe i mundur me Burr,dhe më 11 korrik 1804, kundërshtaret u takuan në 7 paradite në ambjentet e duelit pranë Weehawken, New Jersey. Ishte i njëjti vend ku edhe djali i Hamiltonit kishte vdekur duke mbrojtur nderin e Atit të Tij në 1801.
Ka te thena kontradiktore për ate që ndodhi më pas. Sipas ndihmesit dhe dëshmitarit te Hamiltonit në duel, Hamilton vendosi qe dueli ishte moralisht dicka e gabuar dhe qëllimisht qëlloi në ajër. Deshmitari i Burr pretendonte se Hamilton shtiu por nuk e goditi Burr. Por nuk ka kundershtime lidhur me ate qe Burr e qëlloi Hamilton në stomak, dhe plumbi mbeti ne shtyllen kurrizore te tij. Hamilton u dërgua në Nju Jork, dhe vdiq pasditen e neserme.
Pak punë nderi në fakt kane rezultuar me vdekje, dhe Amerika u indinjua nga vrasja e një njeriu aq te shquar sa Alexander Hamilton. I akuzuar me vrasje në New York dhe New Jersey, Burr, ende zëvendëspresident, u kthye në Uashington,DC, ku përfundoi mandatin e tij pasi kishte imunitet nga ndjekja penale.
Në 1805, Burr, tërësisht i diskredituar, përgatitën një komplot me James Wilkinson, komandant i përgjithshëm i Ushtrisë të SHBA-sw, për të kapur të Territorin e Luiziana dhe për të krijuar një perandori të pavarur, te cilen do ta udhehiqte Burr. Ai kontaktoi qeverinë britanike dhe iu lut ta ndihmonte me planin e tij, por pa sukses. Më vonë, kur u acaruan problemet me kufirin e Meksikos Spanjolle, Burr dhe Wilkinson komplotuan për të kapur territor në Amerikën Spanjolle për të njëjtin qëllim.
Në vjeshtën e vitit 1806, Burr udhëhoqi një grup kolonësh të mirëarmatosura ndaj New Orleans, duke provokuar një hetim të menjëhershëm te Amerikes. General Wilkinson, në një përpjekje për të shpëtuar veten e tij, u kthye kundër Burr dhe dërgoi njoftime në Uashington duke akuzuar Burr per tradhti. Në shkurt 1807, Burr u arrestua në Luiziana për tradhti dhe dërgua në Virxhinia për t’u gjykuar në një gjykatë të SHBA. Në shtator, ai u shpall i pafajshëm në një teknikalitet. Megjithatë, opinioni publik e dënoi atë si tradhtar, dhe ai iku në Evropë. Ai më vonë u kthye në jetën private në Nju Jork, akuzat për vrasje kundër tij u harruan dhe vdiq në 1836.
Historia do të ishte shumë e ndryshme nëse ate dite Burr nuk do të kishte goditur ne shenje.