Ballina Diaspora Nacionalizëm dhe Globalizëm

Nacionalizëm dhe Globalizëm

Si u bë Amerika superfuqi për 200 vjet – një cikël konflikti të brendshëm dhe ekspansioni të jashtëm kundër një armiku të përbashkët.

Nga Sokol Neçaj – Amerikë

——-
Sot SHBA është vendi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit. Me mbi 800 baza ushtarake, dhe 37% të shpenzimeve ushtarake, SHBA jane bërë lider i një sistemi të gjerë të ndërlidhur global, që ka sjellë një epokë prosperiteti të paparë, dhe nivele të ulta konfliktesh.

Për të kuptuar pozitën e Amerikës në botë, dhe pse ajo është kaq e rëndësishme për politikën botërore, duhet të kthehemi prapa tek themelimi i vendit – atëherë kur Amerika, në kurrfare kuptimi të fjalës, nuk ishte fuqi globale.

———

Gjatë 70 viteve të para (1776 – 1848) të ekzistencës së saj, Shtetet e Bashkuara u zgjeruan në Amerikën e Veriut si nga territori ashtu dhe ndikimi. Eventualisht duke arritur Oqeanin Paqësor në një valë të ekspansionizmit që rezultoi në masakra të shumta te vendaseve indigjene që popullonin kontinentin.

Por amerikanët hershme ishin thellësisht të ndarë nëse vendi duhej të zgjerohet përtej oqeaneve Atlantik dhe Paqësor. Ky u bë një debat i madh pas Luftës Civile (1865), kur disa udhëheqës, si Sekretari i Shtetit i pasluftës, William H. Seward, argumentonte “Të gjitha kombet e begata duhet të zgjerohen”, se Amerika duhet të shtyjë për t’u bërë një fuqi globale. Seward, ia arriti në aprovimin e një plani për të blerë Alaskan nga Rusia (1867).

Por të gjitha përpjekjet e Seward për të blerë Greenlandën dhe Islandën, si dhe për të aneksuar territore në Karaibe, u bllokuan nga Kongresi. Kjo ndodhi për shkak se disa amerikanë, duke përfshirë shumë në Capital Hill, kishin një prirje të fortë anti-imperialiste. Këta njerëz shqetësoheshin në përfshirjen e Amerikës më shumë në politikën globale, si dhe në integrimin e popullatave nga raca më “inferiore”. Dhe kjo opozitë ushtroi kontrolle më të mëdha në kerkesat imperialiste për zgjerim.

—————–

Por në fund të viteve 1800 po ndodhte diçka që do të ndryshojë debatin rreth ekspansionizmit amerikan. Revolucioni Industrial prodhoi rritje eksplozive ekonomike (1880), dhe një ekonomia më e madhe e SHBA kërkonte një shtet dhe burokraci më të centralizuar për të menaxhuar një ekonomi në rritje. Pushteti u përqendrua në qeverinë federale, duke e bërë më të lehtë për presidentët ekspansionist të shtynin në mënyrë të njëanshme ndikimin amerikan jashtë vendit.

Pika kyçe e kthesës erdhi në vitin 1898, kur Presidenti McKinley, pavarsisht nga kundërshtimet e brendshme të forta, e futi vendin në luftë me Spanjën lidhur me Kubën. Shtetet e Bashkuara qe po rriteshin, lehtësisht e munden perandorinë spanjoll qe po vdiste, duke fituar nga kjo Porto Rikon, Guam, dhe Filipinet.

Gjatë dy viteve të ardhshme, SHBA do të aneksojë Mbretërinë e Hawaii (1898), Wake Island (1899) dhe Samoa Amerikane (1900), dhe mori kontrollin e Canal Zone Panama (1903). Një dekadë më vonë, SHBA dërgoi trupa për të pushtuar Republikën Dominikane (1916), dhe bleu Virgin Islands amerikane (1917). Kjo periudhë e blerjes së shpejtë e territoreve të largëta e vunë SHBA në hartë si një fuqi me të vërtetë globale.

Ndërkohe, Amerika filloi të përdorte ndikimin e saj në mbrojten e interesave te medha komerciale dhe ushtarake të saj jashtë vendit, duke instaluar regjimet pro-amerikane në vende si Nikaragua, dhe duke luajtur një rol të madh në diplomacinë ndërkombëtare, lidhur me praninë perëndimore në Kinë.

——————

Lufta e Parë Botërore (1914-1918) tregoi se sa ishte rritur ndikimi i Amerikës. Ndërhyrja amerikane jo vetëm ishte një faktor vendimtar në përfundimin e luftës, por Presidenti Wilson mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, cila i dha fund luftës, dhe u përpoq të vendoste kushtet e paqes. Ai udhëhoqi nismën më ambicioze të politikës së jashtme të Amerikës deri atehere, një organizatë ndërkombëtare e quajtur Lidhja e Kombeve, e dizajnuar për të promovuar paqen dhe bashkëpunimin në nivel global.

Lidhja, një përpjekje e pergjithshme për të ribërë politikën globale, tregoi se sa ambicioze ishte bërë politika e jashtme amerikane. Megjithatë, izolimi ishte ende një forcë e madhe në Shtetet e Bashkuara, Kongresi bllokoi antaresimin e Shteteve të Bashkuara në Lidhjen e Kombeve, duke e mbytur projektin Wilson. Gjatë Depresionit të Madh dhe ngritjes së Hitlerit, SHBA ishte shumë më e përqendruar në rajonin e vet se sa në çështjet evropiane. Në fund të fundit, nderlidhjet gjithnjë e më të medhs të Amerikës jashtë vendit e bëri të pamundur të qëndronte tërësisht jashtë çështjeve globale.

—————

Në Azinë Lindore, forcimi i Perandorisë japoneze përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për zotërimet dhe trupat amerikane, duke çuar Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë në konflikt. Kjo kulmoi në sulmin e Pearl Harbor, duke i futur Shtetet e Bashkuara në Luftën 2 Botërore (1941). L2B do të transformonte përgjithmonë praninë globale të Amerikës.

Amerika ishte e vetmja fuqi e madhe që shmangte rrënimin ekonomik gjatë luftës, dhe ishte vendi i vetëm i pajisur me armë atomike. Si e tillë, ajo ishte në një pozicion unik për të vendosur kushtet e paqes. Dhe, ajo perfitoi nga rasti me qëllim të parandalimit të një luftë tjetër në mendje.

Shembulli më i njohur i kësaj ishte krijimi i Kombeve të Bashkuara. Karta e OKB-së ngriti një sistem të se drejtës ndërkombëtare që ndalon luftërat pushtuese, si ato të bëra nga nazistet dhe japonezet. Ajo gjithashtu ka shërbyer si një forum, në të cilën bashkësia ndërkombëtare mund të diskutojë mosmarrëveshjet, dhe të ndihmojë zgjidhjen e tyre. Në këtë mënyrë, shpresonin amerikanët, fuqitë e mëdha mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me anë të kompromisit dhe të ligjit, e jo luftës.

——————

Por, ndërsa OKB-ja është më e famshmja e institucioneve të pasluftës, ajo nuk është e vetmja. 730 delegatë nga 44 kombet aleate, u tubuan së bashku në një strehë të vogël pushimesh në New Hampshire. Qëllimi i tyre ishte të krijonin një sistem global financiar që do të parandalonte një tjetër Depresion te Madh dhe Luftë Botërore. Marrëveshja qe u arrit, e quajtur Marrëveshja e Brenton Woods, në fund të fundit u bë shtylla kurrizore e sistemit global financiar. Ne baze te saj u krijuan Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Duke krijuar këto institucione Shtetet e Bashkuara u angazhua të përfshihshin thellë në problemet e botës.

Fuqia dytë më e madhe në botë – Bashkimi Sovjetik – i shihte gjërat ndryshe. Luftës e Dytë Botërore, në luftën kundër Hitlerit, kishte bërë aleatë Perëndimin demokratik dhe Lindjen komuniste, por që nuk mund të zgjaste. Shtetet e Bashkuara e shihnin zgjerimin sovjetik në Evropën Lindore dhe në vende të tjera si një kërcënim të drejtpërdrejtë të vizionit të saj të botës së lirë-tregtare-demokratike.

Në një shkallë të konsiderueshme, në një formë apo në një tjetër, komunizmi kishte përhapur hijen e tij mbi shumicën e shteteve të botës dhe… hija po cenonte vetë liritë e Perendimit.

Të frikësuar nga synimet sovjetike drejt Evropës Perëndimore, SHBA dhe vendet e tjera evropiane krijuan Organizatën e Traktatit te Atlantikut Verior (NATO) – një aleancë ushtarake që kishte qëllim ndalimin e Bashkimit Sovjetik nga pushtimi i vendeve te tjera të Evropës. Globalisht, SHBA angazhohet për një strategji te “frenimit” – e quajtur kështu për shkak se kishte për qëllim që te përmbante përhapjen e komunizmit kudo në botë.

Kjo luftë e re globale do të thoshte se Shtetet e Bashkuara duhej të ushtrojnë ndikim kudo, dhe kurdoherë. Në vend që te braktisej makina masive ushtarake e krijuar për Luftën e Dytë Botërore, vazhdon inercia (shpenzime te vazhdueshme ushtarake).

—————

Aleancat Luftës së Ftohtë kishin dy rezultate kryesore: së pari, SHBA u terhoq në aleanca të panatyrshme me vende të tilla si Arabia Saudite, Izraeli dhe Korea e Jugut, duke parë çdonjëren prej tyre si barrikada kundër ndikimit komunist në rajonet e tyre.

Së dyti, SHBA filloi ndërhyrjen, shpesh fshehurazi në dhjetra vende per të penguar ndikimin sovjetik. Ndonjëherë, kjo do të thoshte mbajtje në këmbë e diktatorëve karizmatikë, si ne Iran. Herë të tjera, kjo do të thoshte furnizim kryengritësish me armë dhe të holla, si në Afganistan në vitin 1979 dhe Nikaragua në vitin 1985.

Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA ndërhyri në qindra mosmarrëveshje neper bote, duke përfunduar me një game të komplikuar aleancash, tensionesh dhe marrëdhëniesh pothuajse në çdo cep të Tokës.

—————

Pas renjes se Murit te Berlinit (1989), Shtetet e Bashkuara mund ishin tërhequr nga sistemi, duke ndërprerë lidhjet me aleatët e saj dhe duke zvogëluar madhësinë e ushtrisë së saj. Dhe ndërsa SHBA kane ulur shpenzimet ushtarake, eshte ruajtur pjesa më e madhe e infrastrukturës ushtarake dhe aleancave nga Lufta e Ftohtë. President H.W. Bush dhe Bill Klinton vendosen se ishte në të mire si te Amerikës ashtu edhe të botës që Shtetet e Bashkuara, tani superfuqi e vetme, të menaxhonte vazhdimisht ne menyre aktive çështjet globale. “Ne mundt të jemi, dhe duhet të jemi, paqebërës.”

NATO, e krijuar si një mjet kundërvënie kundrejt sovjetikëve, qendroi së bashku dhe madje u zgjerua, një mënyrë për të mbajtur vendet evropiane te bashkuara edhe të pa kërcënuara nga sovjetikët. Mbështetja e Uashingtonit për vende si Izraeli dhe Japonia mbeti e paprekur, si një mjet për të parandaluar luftën në rajonet e tyre përkatëse. Sistemi global i aleancave dhe institucioneve të krijuara për të mbajtur paqen gjatë Luftës së Ftohtë u bë i përhershëm – ashtu si edhe ushtaria amerikane (bazat dhe trupat në mbarë botën) dhe angazhimet politike të nevojshme për t’i mbajtur ato funksionale.

—————

Sot ky sistem mbetet funksional dhe asnjë politikan kryesor amerikan që nga Lufta e Ftohtë nuk ka kërkuar seriozisht çmontimin e tyre – përveç ndoshta të Donald Trump-it. Trump ka thënë gjëra kontradiktore në lidhje me këto angazhime, por ai ka argumentuar vazhdimisht se aleatët amerikanë nuk po paguajnë mjaftueshem SHBA për mbrojtjen e tyre, dhe ka venë ne diskutim vlerën e tregtisë së lirë. Kjo vë në pikëpyetje NATO dhe madje edhe Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në një moment, Amerika duhet të thotë, se është më mirë në qoftë se Japonia, Koreja e Jugut mbrojnë veten kundër këtij maniaku të Koresë se Veriut. Është më mirë në qoftë se do të fillojë të mbroj veten edhe Arabia Saudite, e kështu me radhë. Kjo është një divergjencë e mprehtë me konsensusin që ka dominuar politikën e jashtme amerikane të paktën që nga viti 1945. Pra, a do të veprojë Presidenti Trump mbi disa prej ideve te tij dhe te anullojë institucione dhe aleanca të ndërtuara prej dekadash, do ta shohim shpejt.