Ballina Aktualitet Rama e Thaçi, dy anadollakët e Erdoganit

Rama e Thaçi, dy anadollakët e Erdoganit

Nga Nard Ndoka – deputet, kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë

Ftohen dy “vëllezerit” në ceromoninë e mbretërimit të sulltanit Erdogan, ndërsa perjashtohet “shqiptari që pin raki”, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

A po keqperdoren Rama e Thaçi nga Taipi, në dëm të interesave kombëtare, në rrugëtimin tonë euroatlantik?

Një popull që admiron haptas pushtuesit e vet, ka probleme me vetën, kur këtë e demonstrojnë drejtuesit e shtetit; është një turp institucional e kombëtar.

Erdogani e ka shpallur botërisht politiken e tij për influence politike, ekonomike, kulturore dhe
riaktivizimin e influencës së vjetër osmane: “Ne duhet të shkojmë kudo atje, ku kanë qenë paraardhësit tanë”.

Deklarata si kjo dokumentojnë strategjinë turke për të demonstruar kundërpeshën politike dhe ekonomike kryesisht në Shqipëri, Kosove, Bosnje e Maqedoni.

Rama dhe Thaçi viktimat e radhës. Pini një gotë me raki, të shpëtoni vetën tuaj nga Erdogani, ashtu si vellai juaj i vërtet Ramushi!