Ballina Kulturë Skicë: VENDTAKIMI YNË: LOKALI “GALAXY”…

Skicë: VENDTAKIMI YNË: LOKALI “GALAXY”…

Nga Murat Gecaj

Tashmë, është bërë e zakonshme që ne, një grup krijuesish, publicistë e autorë të botimeve në gjini të ndyshme, të takohemi herë pas here, mëngjeseve, për të pirë kafe ose çaj bashkë. Vendtakimi ynë është bërë Lokali “Galaxy”, në fillimin e Bulevardit të Ri të kryeqytetit.
Kujtoj me nderim e respekt, se këtu kanë ardhur kolegë e miq, jo vetëm nga Tirana ose qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, por dhe të tjerë,të cilët janë kthyer për pushimë nga emigracioni, si: në Amerikë (Nju Jork, Virxhinia e Filadelfia) dhe Kanada ose në shtete të ndryshme të Europës, si: Greqi (Athinë), Itali (Romë etj.), Gjermani, Belgjikë e Austri, Angli (Londër) etj.
Nuk e dimë saktësisht, në se pronari i këtij lokali e ka venë rë këtë gjë apo jo?! Por mendoj se i ka të rrallët në Tiranë, ku aty vijnë klientë të kaq vendbanimeve.
Pa e zgjatur, shënoj se sot në mëngjes, u riktheva aty, me kolegët e miqtë e pandarë krijues, dikur punonjës në Gazetën “Mësuesi”: Viron Kona e Sejdo Harka.(Po e bashkëngjes një foto tonën). Duke i falënderuar ata për vizitën, shënoj këtu bisedat tona i bëmë të larmishme dhe prandaj vura re që koha kaloi shumë shpejt…
Gjej rastin të shprehi falënderimet dhe respektin tim, për të gjithë ata kolegë e miq, të cilët kanë ardhur në këtë lokal dhe kanë kaluar disa minuta me mua!
Shëndët e mbarësi, për ju e familjet tuaja dhe mirupafshim përsëri!
Tiranë, 8 korrik 2018