Ballina Aktualitet Priftit “provokues” serb i bëjnë hatanë në kufi, shqiptarët nuk e lejojnë...

Priftit “provokues” serb i bëjnë hatanë në kufi, shqiptarët nuk e lejojnë të…Bëhet deklarata e fortë

Shqiptarët tentuan ta pengojnë të hynte në Shas, fshatin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, por metropoliti Orthodoks Amfillohije i ndihmuar edhe nga forcat e policisë Malazeze, vijoi ritualin e tij fetar në themelet e Kishës së Gjon Pagëzorit në Ulqin.

Gjatë shërbeses fetare ai ka përmendur këtë rast, duke theksuar: “Një grup prej 20 shqiptarësh të udhëhequr nga anëtarët e PDSH-së u përpoqën të ndalonin asamblenë e lutjes. Na thanë që kjo kishë nuk është e metropolisë, por e kujt është atëhere. Na përmenden edhe Sulejmanin e besimin e tyre mysliman. Ne jemi ketu për të kryer shërbimin tonë fetar, në një vend të shenjtë që i perket kishës dhe askush nuk mund të na ndalojë” përfundojë ai.

Për shkak të sigurisë dhe tensionit të krijuar, policia nuk lejoi metropolitin Amfilohije të hynte në themelet e tempullit.

Dje, Komuna e Ulqinit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të ruajtur harmoninë qytetare, tolerancën dhe bashkëjetesën në komunë. Me rastin e kësaj vizite Amfilohije në vendin arkeologjik Sas (Komuna e Ulqinit), Këshilli Kombëtar i shqiptarëve ju drejtua autoriteteve kompetente të Malit të Zi: Presidentit Milo Djukanovic, kryeministrit Dushko Markoviq, ministrit për te drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed, Ministrit te Brendshëm Mevludin Nuhodžić, Kryetarit te Kuvendit, Ivan Brajoviç, nënkryetarit te Parlamentit Genci Nimanbegu, kryetarit te Kuvendit të komunës së Ulqinit Ilir Capuna dhe shefit te policisë Ulqin Sead Djozovic. (Nga ShkodraNews)