Ballina Kulturë Kah t’ja mbaj në qytetin 13 milionësh?*

Kah t’ja mbaj në qytetin 13 milionësh?*

Nga Elida Rusta – Shkodër

Ja ku jam edhe nji herë,

nisi shi e më mori malli prap’.
Kot bán sikur je në gjumë,
zgjuar je,e di!
Ta kam shpirtin me vedi,
m’duhet me ta dhánë sa herë m’pëlqen me të prekë,
me t’fol.
Kah t’ja mbaj në qytetin 13 milionësh?
Unë pa çadër
ti me fishkëllimë në buzë si Tom Sojeri.
Po vdes nji grimë larg teje,
vi prap’ me t’dasht’ në të pestën stinë,
aty ku nuk na merret fryma.
E dita se kam me dek’
se kështu vdes unë,
një herë në njimijë vjet.
Lulet sillmi në varreza,
në shtetrrethimin e lirë.
Kur bota të jetë në gjunjë
ta ndihmojmë me u çue.
Andej kam me qenë,
brigjeve të Shirokës,
lule në oborr të burgut,
që i heq dritares me hekura

ndryshkun e shpirtit.
___
Titulli redaksional.