Ballina Ravijëzime Vrasësi i “Rrugës së Kombit”

Vrasësi i “Rrugës së Kombit”

Nga Ilir KADIA

“Vrasësin e kosovarit e kisha shok qelie. Ishte me shpi përgjatë “Rruges se Kombit”.Më kërkoi ndihmë, ta mësoja çfarë të thosh në gjyq! Ti i njef armët,më tha.Ndihmomë të gjej një alibi. Mirë,i thashë, do të ndihmoj. Por ti do më thuash të vërtetën,përse e vrave kosovarin.
– Po bëja shtëpinë e re dhe më duheshin lekë!-tha ai në fillim.
– Sa të dha?
– Të gjitha sa kish.15 mijë euro…dhe centët e xhepave.Më lutej aman mos më vrit!Më lër të shkoj tek fëmijët në Prishtinë,aman!
– Po ti pse e vrave?!
– Sepse kish makinë shumë të bukur! E desha atë makinë të shëtisja “Rrugës të Kombit”.
– Dhe?!
– Dhe?! I futa një plumb mbrapa kokës dhe i hodha trupin në humnerë!
-Këtë mos e thuaj në gjyq. Mos thuaj që e vrave me dashje!
– Po si të them?!
– Thuaj që nuk e dije që koburja e kish plumbin në gojë dhe e bëre për ta trembur.
Ai shkoi në gjyq dhe, me këtë alibi i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Por mua më tha se alibinë e kish gjetur vetë.”
Njeriu që e tregoi këtë histori në tavolinë ka bërë gjysmën e viteve të demokracisë në burg për armëmbajtje pa leje… se vdes për një kobure në brez.
Ngjarja me turistët çekë?! Është disa vite më vonë.