Ballina Diaspora U ça, s’u ça…

U ça, s’u ça…

Nga Zef Zefi – Itali

“Të tundi gjë? Desha të them ay pra Termeti.” I shkruan në privat ministres. Pastaj shton: “nuk është fjala për atë tepelenasin e publiçitares…”

Ministresha sa herë merrte mesazhe në privat nga kapo, bëhej e kuqe flakë. Ketë rast tring-u i personalizuar, e zuri tek po verifikonte ca evidenca me shitblerje artistësh.
Duart e saj u zunë menjëherë me celularin, ndersa stilokalemin në vend ta hidhte mbi letra, instiktivisht e futi në gojë, njëlloj si në kohen e bashkisë…

“Shoku, zoti k/minister, gëzuar ditëlindjen,”-shkroi menjëherë ministresha.
“Ç’ditëlindje moj e shkretë. Më thuaj u ça a s’u ça andej nga ti. Verifikoje urgjent e më shkruaj.”

“U ça, s’u ça…”Asaj s’po i ikte të skuqurit, njësoj si atëhere kur i shthureshin hormonet prej tij
Ishin pikërisht dykuptimësitë e batutave që luanin mendësh ministreshën, sidomos tani në kohën e theatrit.
-Dhe po su ça, do të çahet shoku k/minister, belbëzoi me vete, po nuk guxoi ta shkruante.