Ballina Kulinari Receta e ditës/ Fërgesë vere me speca e domate

Receta e ditës/ Fërgesë vere me speca e domate

Përbërësit:

3 kokrra domate

5 speca jeshil

2 thelpinj hudhër

5 lugë gjelle gjizë

3 kokrra vezë

kripë

piper i zi

piper i kuq

2 lugë gjelle vaj ulliri

 

Përgatitja: 

Skuqni specat në një tigan të thellë me vajin e ullirit. Pasi të jenë zbutur pak shtojini 2 thelpi hudhër dhe pak kripë.

Më pas shtoni domatet e prera në kubikë dhe të qëruara nga lëkura, piper të zi, piper të kuq. Shtoni gjizën dhe i përzieni.

Më pas shtoni vezët me ngadalë në mënyrë që të mos priten nga nxehtësia.

Shërbejeni të ngrohtë.