Ballina Kuriozitete Hamburgeri në një restorant në Las Vegas që peshon 7 kilogramë

Hamburgeri në një restorant në Las Vegas që peshon 7 kilogramë

Një restorant në Las Vegas ka vendosur që të shtojë në menunë e tij një hamburger të stërmadh.“Truffles n Bacon Café” është kthyer në destinacion turistik falë hamburgerit që peshon rreth 7 kilogramë dhe që mund të ngopë 7 persona për 85 dollarë.

Me dy biftekë të mëdhenj sa një picë, ky hamburger ka edhe mish derri, domate dhe patate, pa përmendur këtu shumë salca pikante.E gjithë kjo mbushje mbulohet me djathë dhe 4 vezë të skuqura. Ndërsa buka është e lyer me majonezë pikante koreane.

Pronari i restorantit amerikan, Jackie Lim tha se ky “është një hamburger që zëvendëson tortën e ditëlindjes. Unë ushqimin nuk e marr seriozisht. Mendoj se ushqimi duhet të jetë argëtues”.