Ballina Kulturë Keqardhje…

Keqardhje…

Nga Përparim KABO

E vuaj vuajtjen tënde…
Tek të shoh që fsheh duart..
ata gishta që lindën e vdiqën
në pisllëk…
Me to mbyte ca ëndrra…
Ato duar fshehën qiejt e lirisë që
….ua vodhët njerëzve
Atyre që veç diellin kishin
mik
Me ato duar veshur me dorashka
hipokrizije
…Ju po po Ju…
hapët kasafortat e së vërtetës…
i morrët ato…në panik
Lat aty gënjeshtrat e vjetra
Keqardhje…ti model ligësie
tani as edhe nuk
qesh dot…
Sa herë e sheh veten
përqeshesh…
I pafuqishëm kërkon të ikësh
nga kjo botë…si hije hajne
kur fëmija e një djerine…
burgosur në ngujimin e gjakamarjes
mes sinqeritetit të tha…
Unë nuk të besoj më sepse
ty të ka humbur
buzëqeshja…
E vuaj me keqardhje zhbërjen
tënde…
Dikur ishe njeri që ndjeje dhe vuaje..
Oh ndoshta ishte iluzion…
Ke kohë që je një masë
e squllët…
e përdorur deri në shpërdorim…
Me ato duar ju mbytët në pellgje
shpresën….
Keqardhje…deri kurë?!!!

Pkabo 2 korrik 2018…Në respekt të të gjithë atyre që më 2 korrik 1990 hynë në selitë e ambasadave duke dhënë shpresë dhe dritë…Kanë kaluar po thuaj tre dekada por ata që e sollin atë gjendje janë sërish në krye…janë po ato duar gati të mbysin shpresën…Një histori e trisht mes absurdit dhe keqardhjes…Ende dyert e mirësisë dhe dinjitetit janë të mbyllura…deri kur..?!!!