Diploma 1983, takimi pas 35 vjetësh
Që atëherë
kanë rrjedhur shumë ujëra të
reja,
ka ardhur
dhe ikur shumë jetë,
janë ngritur
dhe shembur shumë ura,
ka hyrë në mes përditshmëria,
kujtesa është bërë më e lehtë.
Për sot
nuk ka ikur koha,
se gjendemi të mbledhur
bashkë,
me më të bukurat urime për
jetën,
me respektin për njëri-tjetrin,
me dëshirën
për tu mbledhur sërish,
për të mos thënë:
A po të kujtohem!
E për pak,
për pak,
për ta rikthyer kohën që ish.
Nikollë LOKA