Ballina Aktualitet Një analizë krahasuese e pasurisë së vendit tonë

Një analizë krahasuese e pasurisë së vendit tonë

Nga Petraq MILO

(ekonomist)

Ne artikullin ‘’ Ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë…..”,  Artur Zheji, ngrinte disa pyetje, ndermjet te tjerave si : ‘’Pse nuk paska kapacitet Shqipëria te mbaje nje popullsi te vogel 3 milioneshe me dinjitet dhe standardin normal njerëzor “, si dhe ‘’ Sa janë të ardhurat e vërteta të Shqipërisë në naftë, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet?’’, te thjeshta por me shume kuptim. Do te përpiqem qe te bej një analize dhe mundësisht te jap nje pergjigje mbështetur mbi llogaritjen e pasurive te vendeve te publikuar nga Banka Boterore ne vitin 2018 ne ‘’ The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’,  Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon, and Kevin Carey, Editors, World Bank.

Pasuria e vendeve per koke banori eshte llogaritur si nje shumatore e pasurise nga : (i) kapitali fizik (i akumuluar), (ii) kapitali natyror ose pasuria natyrore, (iii) kapitali njerezor, si dhe (iv) asetet e huaja neto. Shuma e te kater kategorve shprehet po ne dollar per koke banori. Ne pasurine e kapitalit fizik (te akumuluar) perfshihen makinerite, paisjet, ndertesat, strukturat teknollogjike si dhe toka urbane. Ne pasurine natyrore perfshihen burimet energjitike, karburantet, gazi, qymyri, mineralet, toka bujqesore, zonat e mbrojtura, pyjet, etj. Ne kapitalin human perfshihen njohurite dhe aftesite si dhe eksperienca e forces se punes. Ne neto asete perfshihen kapitali i investuar ose aksione, si dhe forma te tjera te kapitalit financiar te zoteruar nga vendasit ne vende te tjera.Ne radhe te pare eshte me interes te shikohet se cila eshte pesha e seciles nga keto elemente ne pasurine totale si dhe krahasimi i vendit tone ne grupin e vendeve me te ardhura mbi mesataren. Vendi yne sipas klasifikimit te Bankes Boterore grupohet ne vendet me te ardhura mbi mesataren (upper-middle-income countries). Po te shikojme te dhenat per te gjitha vendet,  pasuria totale per koke banori ne planetin tone eshte 168 580 Dollar, ku nga keto pasuria natyrore perfaqeson 9.4% te totalit, pasuria e kapitalit fizik perfaqeson rreth 26.6% dhe kapitali njerezor 64.4% te totalit te pasurise.

Eshte e qarte qe te zhvillohet dhe te prosperoj nje vend me rendesi te  dores se pare eshte te rrise nivelin e kapitalit njerezor. Nisur nga ky klasifikim krahasuar me mesateren e grupit, Shqiperia ka nje pasuri per koke banori mbi dy here me te ulet. Me e theksuar eshte diferenca e kapitalit njerezor i cili eshte reth 3 here me i ulet. Ndersa pasuaria e kapitalit fisizik dhe pasuriar natyrore jane respekivisht 50% dhe 40% me te ulta per koke banori.

Grupet sipas te ardhurave Totali Kapitali i fizik Kapitali natyror Kapitali njerezor Asete neto te huaja
Shqiperia 53 107 18 808 13 375 22 818 -1 894
Te ardhura te ulta 13 629 1 967 6 421 5 564 -322
Te mesatarisht te ulta 25 948 6 531 6 949 13 117 -650
Te ardhura mbi mesataren 112 798 28 527 18 960 65 742 -432
Te ardhura te larta – jo OECD 264 998 59 096 80 104 11 793 14 005
Te ardhura te larta – vendet e OECD 708 389 195 929 19 525 498 399 -5 464
Niveli boteror 168 580 44 760 15 841 108 654 -676

Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’,  Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon,   and Kevin Carey, Editors, World Bank

Me interes eshte gjithashtu te shikohet nje krahasim sipas zonave gjeografike. Shqiperia ben pjese ne grupin e vendeve te Europes dhe Azise Qendrore. Nga tabela e meposhtme, shikohet qe krahasimi i vendit tone me mesateren e ketij grupi e thellon me tej diferencen. Pasuria e vendit tone per koke banori ne kete grup eshte mbi 7 here me e ulet se mesatarja e grupit.  Ne mesatare pasuria per koke banori e grupit eshte 10 here me e larte per pasurine e kapitalit njerezor dhe 6.5 here me e larte e kapitalit fizik. Ndersa pasuris e kapitalit natyror ose burimet natyrore eshte vetem 45% me e larte. Ajo qe eshte e rendesishme per tu theksuar eshte diferenca e larte qe ka vendi yne per sa i perket nivelit te kapitalit njerezor.

Rajonet gjeografike Totali Kapitali i fizik Kapitali natyror Kapitali njerezor Asete neto te huaja
Azia Lindore dhe Pacifiku 140 042 39 185 14 739 84 334 1 784
Europa dhe Azia Qendrore 368 233 122 870 19 377 227 581 -1 595
Amerika Latine dhe Karaibet 138 294 32 569 25 347 82 750 -2 372
Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut 158 892 23 984 70 137 54 871 9 900
Amerika Veriore 986 621 217 571 26 514 762 896 -20 360
Azia Jugore 18 400 4 797 4 633 9 393 -423
Afrika Sub Sahariane 25 562 4 017 9 225 12 680 -360

Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’,  Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon,         and Kevin Carey, Editors, World Bank

Ndersa, nje krahasim me vendet e zhvilluara europiane do te na lejonte te vleresonim peshen e faktoreve qe mundesojne nivele te larta te pasurise per koke banori ne raport me vendin tone. Si dhe per te evidentuar diferencen e madhe te kapitalit te prodhuar dhe kapitalit njerezor te vendit tone me vendet europiane. Nga tabela e meposhtme vendet europiane qe kemi seleksionuar jane vendet te cilat kane nje nivel te kapitalit natyror apo te burimet natyrore me te ulet se vendi yne, si Belgjika, Franca, Gjermania, Zvicra, Britania, Italia, etj.

Rajonet gjeografike Totali Kapitali i fizik Kapitali natyror Kapitali njerezor Asete neto te huaja
Shqiperia 53 107 18 808 13 375 22 818 -1 894
Belgjika 645 969 211 873 5 013 404 997 24 086
Kroacia 147 545 58 766 9 399 90 549 -11 169
Franca 641 707 223 830 11 109 415 851 -9 062
Gjermania 729 064 236 891 7 701 467 668 16 804
Greqia 227 925 134 895 12 546 105 663 -25 179
Hungaria 165 519 65 561 6 623 102 557 -9 222
Islanda 825 857 270 963 8 980 733 612 -187 717
Italia 427 466 188 055 8 619 241 350 -10 558
Lituania 169 046 63 254 12 758 100 081 -7 047
Luksenburgu 1 288 607 359 386 8 938 861 629 38 654
Hollanda 792 396 234 415 9 528 516 543 31 910
Polonia 154 932 40 085 10 353 113 406 -8 912
Portugalia 274 453 117 409 9 189 172 163 -24 308
Sllovakia 213 211 70 364 7 381 147 386 -11 919
Spanja 342 470 142 821 10 298 215 593 -26 241
Zvicra 1 466 757 356 075 8 531 1 022 950 79 200
Britania 647 694 193 456 7 592 457 223 -10 577
Mesatarja e vendeve europiane 538 860 174 594 9 092 362 895 -8 897

Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’,  Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon,  and Kevin Carey, Editors, World Bank

Nje krahasim me vendin tone me mesataren e vendeve europiane tregon qe niveli mesatar i pasurise per koke banori eshte rreth 10 here me i larte, dhe se niveli i pasurise se kapitalit fizik eshte mbi 9 here me i larte. Ndersa diferenca e kapitalit njerezor eshte shume e theksuar, ne rreth 16 here. Nderkohe qe vendi yne ka nje nivel te pasurise natyrore per koke banori rreth 47% me te larte se mesatarja e ketyre vendve. Nje element tjeter qe eshte i rendesishme per tu theksuar ne strukturen e pasurise totale per koke banori.  Struktura e vendit tone konsiston qe 35.4% te pasurise e perben kapitali fizik, 25.2% e perben kapitali natyror dhe 42.9% e perben kapitali njerezor. Ndersa ne msataren europiane struktura eshte 32.4% kapitali fizik, 1.7% eshte kapitali natyror dhe 67.4% kapitali njerezor. Ka vende si Gjermania dhe Islanda ku pesha e kapitalit natyror eshte ne rreth 1 % e kapitalit total. Ndersa ne vendet si Belgjika, Luksenburgu dhe Zvicra pesha e kapitalit natyror eshte me e ulet se 0.8% e totalit. Analiza krahasuese me vendet e zhvilluara europiane tregon se si pasuria totale e ketyre vendeve eshte shume here me e larte se vendi yne, dhe se elementet kryesor te pasurise se tyre jane kapitali fizik dhe ne menyre te vecante kapitali njerezor. Dhe se, kapitali i burimeve natyrore perfaqeson nje perqindje te vogel ose dhe te paperfillshme per disa vend ne strukturen e pasurise totale te vendve. Rasti i vendit tone, me nje nivel te ulet te pasurise per koke banori ne kushtet e burimeve natyrore te konsiderueshme, mbeshtet tezen e njohur te ‘’resource curse’’ ose e njohur si ‘’ paradox of plenty’’. Kjo teze i referohet nje paradoksi qe vendet e pasura me burime natyrore kane nje nje zhvillim me te ngadalte dhe nje shkalle demokratizimi me te ulet, nje rritje ekonomike dhe sociale me te ulet, si dhe nje performance me te ulet se vendet qe kane pasuri natyrore me te ulet por qe kane sisteme te konsoliduara te demokracise, te respektimit te se drejtes, etj.

Nje krahasim i fundit ne tabelen e meposhtme, do te ma lejoje te shikojme diferencen ndermjet vendit tone dhe vendeve te rajonit. Ne raportin e Bankes Boterore nuk ka vleresim per Serbine dhe Malin e Zi. Krahasimi me vendet e rajonit tregon nje ndarje te qarte ndermjet vendeve, dmth vendte si Shqiperia, Bosnja Hercogovina dhe Maqedonia kane nje nivel te pasurise per koke banori dukshem me ulet krahasuar me vendte si Kroacia, Greqia dhe Sllovenia.

Totali Kapitali i prodhuar Kapitali natyror Kapitali njerezor Ndryshimi vendet e rajonit me Shqiperine Dendesia e popullsise
Shqiperia 53 107 18 808 13 375 22 818 1.0 100
Bosnja 40 486 13 842 8 992 20 243 0.8 69
Maqedonia 52 210 18 969 11 416 24 770 1.0 81
Kroacia 147 545 58 766 9 399 90 549 2.8 73
Greqia 227 925 134 895 12 456 105 663 4.3 82
Sllovenia 351 776 70 364 7 381 147 386 6.6 102

Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’,  Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon,  and Kevin Carey, Editors, World Bank dhe autori

Po te konsiderojme dhe nje tregues tjeter qe eshte ai i dendesise se popullsisie, vendi yne krahasur me Sllovenine me te njejten pothuajse dendesi, ka nje pasuri totale dhe kapital njerezor per koke banori rreth 7 here me te ulet se Sllovenia.

Per ti dhene pergjigje pyetjeve, ajo qe eshte e dukshme eshte fakti qe vendi yne ka pasuri natyrore te konsiderueshme per te mbajtur kete numer te popullsise dhe se te ardhurat per koke banori nga pasuria natyrore si nafta, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet, etj jane me te larta se vendet e zhvillura europiane. Por, niveli i pasurise totale nuk varet vetem nga burimet natyrore. Qe Shqiperia te mbaje kete popullsi me dinjitet dhe standartin normal njerezor eshte e domosdoshme rritja e kapitalit fizik dhe ne menyre te vecante e kapitalit njerezor. Rritja e ketyre faktoreve eshte lidhur me zhvillimin ekonomik dhe social, demokratizimin, stabilitetin politik, burimet njerezore, shpendarjen e pasurise, barazine gjinore, bashkepunimin nderkombetar, ndihmen e huaj, politikat fiskale dhe sociale. Nqs do te flisnim per politika fiskale fokusi do te ishin politika qe stimulojne akumulimin e kapitalit fizik si dhe ato qe lejojne rritjen e kapitalit njerezor ne menyre te vecante. Neqoftes do te flisnim per kapitalin njerezor do te duhet te jemi me te kujdesshem ne mbajtjen e potencialeve intelektuale dhe jo largimin e tyre duke ulur me shume akoma pasurine e kapitalit njerezor per koke banori. Ne kemi nevoje per politika qe prodhojne qendrushmeri ekonomike dhe politike, dhe jo situata te pasigurta qe nxisin emigrimin e kapaciteteve.