Ballina Shëndet Ja ushqimet që duhen larë dhe ato që nuk duhet të lahen...

Ja ushqimet që duhen larë dhe ato që nuk duhet të lahen para gatimit

Për hir të shëndetit tuaj është e rëndësishme që ju të dini se çfarë duhet të lani para gatimit çfarë jo.
Ndonjëherë zakonet tona na bëjnë të besojmë se po bëjmë gjënë e duhur, por në të vërtetë, disa prej traditave tona i lënë bakteret në ushqime. Sipas një studimi, rregulli i përgjithshëm është që të lajmë gjithçka që konsumojmë për të hequr qafe bakteret e padëshirueshme. Megjithatë, ka disa ushqime që duhet të mbahen sa më gjatë pa i larë.

Mos lani kurrë:

Pulën
Shumica e njerëzve mendojnë se duhet të lajnë pulën para se ta gatuajnë atë, për të hequr qafe bakteret që mund të jenë të pranishme, por kjo është një praktikë krejtësisht e gabuar. Kur vendosni pulën nën rubinet ose në ujë, ajo ndot atë ujë me bakteret që jeton në mish të gjallë. Këto baktere, të cilat janë të padukshme për syrin e njeriut, tani janë jashtë kontrollit në banak, në tavolinë dhe kudo tjetër që uji përhapet. Një nga bakteret më të zakonshme në pulë është salmonela, e cila është përgjegjëse për t’i sëmurë fëmijët. Sipas një studimi ky bakter mund të shkaktojë tek simptoma si diarre, ethe, dhe dhimbje barku. Kjo simptoma shfaqen rreth 12-72 orë pas infektimit (domethënë, kur personi ka qenë i ekspozuar ndaj baktereve), dhe sëmundja zgjat 4-7 ditë. Bakteret që jetojnë në pulë mund të shkatërrohen duke e gatuar atë në një temperaturë prej 74 gradë Celsius. Sipas studimeve të publikuara, 47 përqind e njerëzve që lajnë pulën preken nga ky infeksion.

Vezët
Kur vezët përpunohen para se t’i blini, ato janë të mbuluara me një shtresë mbrojtëse (nuk është e dëmshme për shëndetin tuaj) që i izolon bakteret dhe i pengon ata të kontaminojnë ushqime të tjera. Ju kurrë nuk duhet të lani vezët pasi të jenë blerë dhe para gatimit, sepse kështu do të hiqni shtresën mbrojtëse.

Peshkun, mishin
Ashtu si pula, larja e peshkut të papërpunuar nuk do të eliminojë bakteret, por mund të ofrojë një mënyrë për t’u përhapur lehtë në sipërfaqe të tjera.

Ashtu si pula dhe mishi i freskët (viçi, misht derrit, viçi, qengji) nuk duhet larë përpara se të gatuhet.

Makaronat

Makaronat gjithashtu nuk duhen larë sepse sipas kuzhinierëve, uji heq niseshtenë e gjendur në sipërfaqen e makaronave që ndihmon në përthithjen e salcës.

Kërpudhat
Ju nuk mund t’i mbani kërpudhat për një kohë të gjatë të zhytyra në uji, sepse kanë aftësi shumë të mira absorbuese. Është më mirë t’i shpëlani dhe t’i fshini menjëherë me një pecete përndryshe ato do të humbasin elasticitetin dhe nuk do të jenë më aq të shijshme.

Gjithmonë lani:

Kanaçet para hapjes
Ju kurrë nuk duhet të hapni një kanaçe pa e larë atë. Kapaku është projektuar posaçërisht për të parandaluar çdo bakterie që është e pranishme që të mos vihet në kontakt me atë që do të hani. Është gjithashtu e rëndësishme të shpëlani edhe atë që është brenda për të hequr qafe konservuesit që janë përdorur në përpunim.

Frutat dhe perimet me lëkurë të ngrënshme
Gjithmonë, pa përjashtim, lani të gjitha frutat dhe perimet me lëvozhgë të ngrënshme. Ju duhet t’i lani me ujë të ftohtë vetëm para se t’i konsumoni ato. Disa njerëz i lajnë me sapun, por kjo nuk është e mirë, sepse sipërfaqja poroze e frutave apo perimeve do të thithë pjesë të sapunit dhe kjo nuk është e shëndetshme. Nëse dëshironi të reduktoni bakteret edhe më shumë, përdorni një peshqir letre për të tharë produktin tuaj para se ta konsumoni. Edhe nëse prodhimi juaj është i etiketuar si organik, kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta lani para ngrënies.

Frutat dhe Perimet me lëvozhgë jo të ngrënshëm
Produkte si banane, shalqi, limon, portokall etj., kanë lëvozhgë jo të ngrënshëm, megjithatë, bakteret mund të transferohen brenda frutave ose perimeve kur ju i prisni apo zhvishni lëvozhgën, nëse nuk është larë më parë.

Burimi: Familyshare