Nga Dëfrim CANI
Trupit të bukur
durimi i mishit,
ia ngul vitet
duarve te mija,
që grinden
me erën
për ta mbajtur,… kohën!
I besuam kthimit
të shtegëtarëve,
por dallandyshet e vogla,
i lëshuan pendët qiejve
të largët…,
Ti m’i harrove sytë
e para ca viteve,
varur në shkronjat e zbehta
të poezisë së pa mbaruar,
e unë endesha
trupit të kolmët,
që ishte harruar
prej mungesës tonë,
Kemi sjellë veten
tek ky stacion,
ku as më pret e as
të pres,
tash sa mote,
pasi ra Troja,..
mungesa rrin
tuj pritë,
për me u bindë
ti dhe unë,
…jo të gjitha vonesat
i vrasin dashuritë.
(d.c- ‘e’, “18)