Ballina Aktualitet Njoftim për bizneset në Autostradën Tiranë-Durrës

Njoftim për bizneset në Autostradën Tiranë-Durrës

Pas shqetësimit të ngritur nga disa prej bizneseve që ushtrojnë aktivitetin nga Ura e Dajlanit deri në Sukth, sa i takon punimeve rehabilituese për autostradën Tiranë-Durrës, ndërmjetësuam menjëherë me Autoritetin Rrugor për t’u siguruar se po punohet nën mbikqyrje strikte.

Teknikisht është e pamundur të realizohen punimet vetëm natën ndaj dhe është punuar në kohëra rekord duke u angazhuar 20 orë në ditë, 7 ditë në javë, në kohë me rreshje të cilat nuk favorizojnë shtrimin e asfaltit. Segmenti Shkozet-Sukth do të çelet sot, pas pak, në orën 16:00, rreth 8 orë përpara parashikimit fillestar. Gjithashtu kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve dhe i garantojmë se deri ditën e shtunë do të mbarojë gjithë procesi dhe segementi do të jetë i hapur, duke i dhënë fund njëherë e mirë problemeve të qarkullimit.

Sonila QATO

Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes