Ballina Bota Shqiptarët gjithnjë të fundit dhe gjithnjë me aleatë të gabuar, çfarë u...

Shqiptarët gjithnjë të fundit dhe gjithnjë me aleatë të gabuar, çfarë u ka kushtuar tepër shtrenjtë !

Gazeta “Spectator”, 24 qershor 1911

“Ngjarja më e rendesishme e javës në Lindjen e Afërt ishte vizita e Sulltanit të Turqisë në Fushë Kosovë. Në atë fushë, skenë e fitores së madhe të Muratit mbi Serbët në 1389 dhe humbjen e hungarezëve në 1448, u mbajt dje nje javë ceremonia e Selamlik. Kur në mesditë arriti sulltani ishin të pranishëm 150.000 shqiptarë dhe lutjet u lexuan nga 250 mullahë. Pastaj ne emer te Sulltanit, Veziri i Madh shprehu besimin e tij në besnikërinë e shqiptarëve dhe keqardhjen e tij për gjakderdhjen e vitit të kaluar, e cila ishte rezultat i injorancës dhe këshillave djallëzore. Ai shpalli një amnisti për 200 shqiptarë te dënuar për pjesëmarrje në kryengritje, dhe premtoi të falë ata që vetedorëzohen tani. Ai i nxiti shqiptarët që të braktisnin gjakmarrjet e tyre, të cilat ishin në kundërshtim me fenë dhe shtoi se Sulltani kishte dhënë 30.000 pound sterlinga për të likuiduar borxhet e gjakut. Amnisti iu dha edhe njëqind e pesëdhjetë bullgarëve. Amnistia ka qenë shpallur nga Torgut Shevket Pasha në Mirditë dhe territoret e Malsise, së bashku me një shpallje se Sulltani ka dhënë të holla për rindërtimin e shtëpive, dhe Malësoret janë ftuar për të marrë pjesë në një tubim në Tuz. Ndërkohë ende vazhdojnë luftimet në Seitchi, dhe refugjatët në kufirin e Malit të Zi, të zemëruar nga shkatërrimi i shtëpive të tyre, nuk po shfaqin dëshirë për të përfituar nga amnistia.”

Dy gjëra bien në sy, vetëm një vit para shpalljes së pavarësisë, shqiptarët e presin Masivisht Sulltanin në Fushë Kosovë. Dhe nga ana tjetër, Kosova duke përfshirë edhe Shkupin nuk ishte pjesë e Serbisë, megjithse ajo kishte vite si shtet i pavarur. Pra, shqiptarët gjithnjë të fundit dhe gjithnjë me aleatë të gabuar, çfarë u ka kushtuar tepër shtrenjt!

(Dossier, i përgaditur nga Sokol Neçaj – New York)