Nga Kimete Berisha
Nuk është turp me thënë ‘Alhamdulillah’ por është lutje, është bukur me thënë, ‘Lavdi Zotit’.
Nuk je budalla nëse beson në Zot dhe i falenderohesh Zotit.
Budalla dukesh kur e mohon ‘autorin’ e oqeanit e të Hënës, të unazave të Saturnit e të qiellit!
Nuk ndahet besimi në Zot nga loja e futbolli, e nga asgjë hiç nuk ndahet, sepse të kërkosh nga njeriu ta lë Zotin në shtëpi kur shkon me lu futboll, është njësoj si të kërkosh ta lë mendjen dhe shpirtin te shpija e të marrë kry me trup…është budallallëk i llojit t’vet.
Sepse Zoti është në mendje, në shpirt, dhe s’ke si e lë mendjen e shpirtin te shpija, kur del në rrugë ose shkon me lu futboll.
Ateistët janë ekstremistët më të mëdhenj. Ta ‘ndalojnë’ me besu në Zot…
na e kanë teshë.
Sepse më shumë e urrejnë ata Zotin sesa që e duam ne.
E dashuria, edhe kur humb në përballje me urrejtjen, së paku duket më e bukur.
Pse s’po ankoheni në kryq?
A ka futbollist të madh që nuk e puth kryqin para se me fillu lojën!
Pse qenka turp me qenë mysliman e qenka privilegj me qenë i krishter.
Të gjitha fetë janë ashkencore, magjike.
Pse qenka primitivizëm e analfabetizëm me thënë ‘elhamdulilah’ e qenka moderne dhe shkencore me thënë ‘halleluja’.
(Shkenca nuk e di çka e shkakton migrenën, e po presim nga ‘ajo’ ta di kush e ka ‘ndërtuar’ botën’!
S’ka bekim më të madh në jetë sesa m’i besu Zotit, sepse besimi i jep çdo gjëje kuptim dhe qëllim. Kulmi i lumturisë është kur e arrin kohën sa të mendosh se as frymë s’mundesh me marrë pa thënë Zoti.
Humb shumë nëse s’beson ( Balzaku), sepse nëse s’beson që ka Zot e del që ka, ti humb;
E nëse beson që ka Zot, e del që s’ka, nuk humb asgjë…Prandaj, më mirë ta qet me besu.
Xherdan Shaqiri edhe i beson Zotit, edhe kombit, edhe është trim, edhe jep gola, edhe duket bukur, edhe e na kënaq zemrën…Si edhe Granit Xhaka e shqiptarë të tjerë të suksesshëm që s’rrinë pa Zotin, m’sa peshku pa ujë. Se, s’rrihet ‘pa të’.