Vera e kaluar ishte e gjitha për muzikën latine, ku kënga më e dëgjuar në gjithë botën ishte “Despacito”. Trofeun e fitoi muzika latine dhe sërish pretendon dhe ka premisë që të fitojë trofeun edhe të kësaj vere dhe në këtë mënyrë janë lançuar deri më tani disa produksione muzikore që do t’ju bëjnë që të kërceni. Një gjë është e sigurt, edhe këtë herë, vera do të dominohet nga muzika latine. Duam apo s’duam ne, këto këngë që janë prezantuar sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin do i dëgjoni gjatë gjithë verës.
1. Shakira, Maluma – Clandenstino
Nuk mendoj se do kishte kuptim vera pa një kenge nga Maluma dhe nga Shakira, por kur këta të dy bëhen bashkë, suksesi është i garantuar. Një këngë që do t’ju bëjë që të kërceni shumë gjatë periudhës së plazhit.
2. “El Anillo” – Jennifer Lopez
Një këngë shumë ritmike dhe energjike ashtu siç është edhe vetë Jennifer Lopez, e cila në këtë këngë i këndon të dashurit të saj se do një unazë. Të paktën kështu pretendojnë fansat se kënga është një komunikim i tërthortë për Alex Roudrigez që ai t’i propozojë për martesë.
3. “X” — Nicky Jam, J Balvin
Vetë emri J Balvin flet për muzikë të mirë latine dhe për hite të padiskutueshme. E sigurt që edhe kënga në bashkëpunim me Nick Jam do të jetë një ndër hitet e verës që do t’ju bëjë që të kërceni shumë.
4. “I Like It” — Cardi B Feat. J Balvin and Bad Bunny
Një këngë që të çon në ndjesitë e verës, plazhi, muzika latine, jeta e natës, argëtime pafund etj. Xhiruar në Maiami, klipi vjen plot ngjyra e përshtatshme për verë. Një këngë argëtuese, e bukur, që ka për t’ju bërë që të kërceni shumë gjatë verës me të.
5. “Sin Pijama” — Becky G, Natti Natasha
Një këngë që fitoi miliona klikime brenda 24 oresh dhe kjo falë videos shumë sensuale që vajzat sollën, përpos muzikës së bukur dhe ritmike që kanë.