Ballina ED/OP MATURA “E VRARË”

MATURA “E VRARË”

Nga Luçiano Boçi – deputet, Komisioni i Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë

Dalja e rezultateve të provimit të maturës së Letërsisë, zbuloi qartazi degradimin e Maturës Shtetërore, përmbysjen e meritës dhe paaftësinë e papërgjegjshmërinë totale të Ministrisë.
Nuk është vetëm rasti i fituesit të Olimpiadës së letërsisë nga Shkodra që denoncoi prof. Vejsiu, i vlerësuar me 7, me të njëjtën notë që e “kapën” shumë të tjerë maturantë me nivel nën mesatar (të 5-sës).
Ka shumë raste të tilla që tregojnë qartë se asgjë nuk është e rastit.
Ja disa prej tyre:
R. F vendi i parë në Olimpiadën e Letërsisë 2016, vlerësohet me 8.
M. S dhe S. LL në vende të dyta në Olimpiadën e Letërsisë 2016, marrin 8.
K. H vendi i dytë në 2018, vlerësohet mesatarisht.
Është fare pak të thuash turp!
Dalja e testeve, menxhimi skandaloz pa rregulla, korrigjimi shkel e shko, të gjitha janë pjesë e atij zinxhiri vlerësues që nuk funksionon më.
Broçkullat e Linditës janë vetëm për ekrane.
Mundi, puna, djersa, përkushtimi i fëmijëve e prindërve nuk kanë më vlerë.
Sot ata kanë humbur shpresën e besim tek e drejta, e mira dhe vlerat.
Arsimi është sot i përmbysur me Maturën “e vrarë” nga Ministria.
Është koha për reagim….!