Ballina Muzikë 11 këngët më të mira të Kupës së Botës ndër vite (VIDEO)

11 këngët më të mira të Kupës së Botës ndër vite (VIDEO)

11. “Live it Up!”- Nicky Jam, Will Smith  & Era Istrefi (2018)

Videoklipi i këngës së Kampionatit Botëror të këtij viti ku këndon Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, që nga dita e publikimit të klipit zyrtar dhe deri më tani ka arritur 45 milionë shikime.

10.  “The Time of Our Lives”- Il Divo e Toni Braxton- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 2006.

Il Divo dhe Braxton interpretuan këtë këngë në Kampionatin Botëror të Kupës në Mynih në 9 Qershor 2006. Atë ditë u lancua kjo këngë në Evropën Kontinentale, duke arritur  në Top dhjetëshen e këngëve më të mira në Zvicër, në top njëzet këngët më të mira në Gjermani dhe Norvegji dhe në tridhjetë këngët më të mira në Itali dhe Austri, si dhe numri pesëdhjetë e dy në Top 100 këngët më të mira evropiane.

9. “Gloryland”– Daryl Hall & Sounds of Blackness- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 1994.

Për herë të parë në Kupën e Botës në SHBA, Hall Daryl Hall shkroi këtë këngë e cila do të bëhej shumë popullore. Videoklipi gjithashtu sjell një atmosferë turistike, duke sjell xhirime nga: Time Square, Las Vegas dhe Disneyland.

8. “We are one” (Ole Ola)- Pitbull, Jennifer Lopez & Claudia Leitte- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 2014.

“We are one (Ole Ola)” është një këngë e regjistruar nga reperi kubano- amerikan Pitbull për “One Love”, One Rhythm – Albumi i Kampionatit Botëror 2014. Është kënga zyrtare e Kupës Botëror të vitit 2014 duet me Jennifer Lopez dhe këngëtaren braziliane Claudia Leitte. Artistët bashkëshkruan këngën me Sia, RedOne, Danny Mercer, Dr. Luka, Cirkut dhe Thomas Troelsen; këto tre të fundit janë gjithashtu producentët e këngës.

7. “Anthem”– Vangelis- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 2002.

Anthem (Himni zyrtar i Kupës së Botës 2002) nga Vangelis është tema muzikore për Kupën e Botës të vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Kënga ishte e suksesshme në Japoni, duke u certifikuar  si platin për shitjen e mbi 100,000 kopjeve duke arritur pozicionin e 89- të në listat në Mbretërinë e Bashkuar.U cilësua si  “Kënga e Vitit” nga RIAJ.

6. “Un`estate italiana”– Edoardo Bennato & Gianna Nannini- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 1990.

“Un’Estate Italiana” e kënduar nga yjet pop italianë Gianna Nannini dhe Edoardo Bennato, si himnin zyrtar i Kupës së Botës në vitin 1990 ishte një zgjedhje e duhur. Suksesi i këngës u pasqyrua me vendin e parë në top listat britanike.

5. “El Rock del Mundial”– Los Ramblers- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 1962.

Los Ramblers, një grup me prejardhje nga Amerika e Jugut, publikuan këngën “El Rock del Mundial”, në kohën e turneut të vitit 1962. Mjerisht, kënga e tingujve rockabilly dhe korresponduese, as nuk u bë një hit botëror, e as nuk krijoi një precedent muzikor për këngët e Kupës së Botës që do të vijonin pastaj.

4. “World in Motion”- New Order- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 1990.

Ajo ka qenë kënga më e pëlqyer në Top Listën në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga është prodhuar Kupën e Botës 1990 në Angli, dhe përmban vokale shtesë nga disa anëtarë të ekipit anglez të vitit 1990, dhe komediani Keith Allen.

3. “Waving`Flag” -K`Naan- Kënga jo- zyrtare e Botërorit të vitit 2010.

Titulli i kampionatit për këngën më frymëzuese të Kupës së Botës shkon për artistin somalez-kanadez K’naan. Fillimisht kjo këngë ishte shkruar për të shprehur aspiratat e popullit somalez për paqe dhe liri në mes të një lufte brutale civile, “Wavin’ Flag”, kjo këngë që gjithashtu u ripunua për një kauzë bamirëse për artistët kanadezë për të mbledhur para pas tërmetit shkatërrues në Haiti në vitin 2010. Kjo mori vëmendjen e Coca-Colas, e cila mori këngën si himnin e saj promovues për Kupën e Botës 2010. Janë bërë versione të shumëfishta, duke përfshirë remixet që janë punuar nga Will.i.am dhe David Guetta, si dhe një të prodhuar nga Bruno Mars.

2. “Waka Waka (This Time for Africa)” – Shakira & Freshlyground- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 2010.

Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, ishte e përsosur gjatë këndimit të himnit në vitin 2010. E kompozuar për Kupën e 2010-ës në Afrikën e Jugut, “Waka Waka” është himni më i shitur i Kupës Botërore të të gjitha kohërave, me më shumë se 10 milionë kopje të zhvendosura. Kjo këngë numëron plot 1.8 miliard klikime në YouTube.

1.”La copa de la vida”- (The Cup of Life)- Ricky Martin- Kënga zyrtare e Botërorit të vitit 1998.

Kjo është kënga që përcakton modelin muzikor për himnet e Kupës Botërore. Super ylli latin, Ricky Martin, mori gjithë vëmendjen e botës me këngë “The Cup of Life”, kënga zyrtare për Kampionatin e vitit 1998 që u mbajt në Francë. Stili latin i Martinit do të ishte i lakmueshëm nga shumë këngëtarë të tjerë, të cilët do të tentonin ta kopjonin.