Ballina Kulturë Përkthyesit janë ura të gjuhëve ndërmjet krijuesve

Përkthyesit janë ura të gjuhëve ndërmjet krijuesve

Nga Muharrem Kurti, shkrimtar, Gjakovë

Zonja dhe zotrinj, dashamir të fjalës së shkruar artistike,

E nderuar Valbona Jakova, përkthyese e librit, që po promovojmë sot. Librin të cilin po e prezentojmë sot, me poezi, të autorëve kryesisht poetesha italiane, me titull “Poetët ndezin vetëm llampa”, përkthyer nga poetesha dhe përkthyesja Valbona Jakova, është i rëndesisë së veçantë, për ne krijuesit e poezisë shqipe dhe për dashamirët e fjalës së shkruar artistike, sepse falë përkthimit , letërsitë kombëtare u bënë letërësi botërore.

Pra, përkthimi ka bërë një epokë të re për letërsinë , duke i berë të njohur letërsistë kombëtare në përmasa botërore.

Ky libër që kemi në duar sot, i vë lexuesit përballë krijueseve ruse, austriake , amerikane, me synimin e prezentimit nga gjuha italiane në gjuhën shqipe.

Ndërsa tema kryesore e poezive të poeteshave, në librin “Poetët ndezin vetëm llampa” është vetë poezia, vetë poeti dhe vetë shkrimi poetike, si akt krijimtarie në vete. Natyrisht përkthimi i poezisë , sidomos asaj meditative, herë- herë me figuracione dhe me përmbajtje filozofike, nga gjuha italiane, që lindi renesancen evropiane, do njohuri gjuhësore dhe poetike. Këto kushte i plotëson përkthyesja jonë Valbona Jakova. Mund ta themi hapur , se përkthimi i një grupi autoresh, na e përsërit thënjen se ”Përveçse një poet, askush nuk mund ta përkthej një poet” që është parakusht i përkthyesit.

Po ta shikojmë më vëmendje librin e përkthyer, ku kemi poezi për poetin, të shkruara nga vetë poeti, të përkthyer nga një poeteshë, njohëse e mirë e gjuhës nga e cila e përkthen.

Me tej vrejmë ,se në libër vihen përballë poezitë e poeteshave italiane, më ato austriake, amerikane dhe ruse, të të njejtës temë; poezia, poeti dhe shkrimi poetik.

Duket qartë se përkthyesja Jakova ka realizuar me sukses, në aspektin gjuhesor dhe poetik, sjelljen e poezive në shqip, duke shpalos dinjitetshëm strukturen e poezive të përkthyera, duke ruajtur identitetin e vargut origjinal, duke nxjerr në pah mesazhin e krijmtarisë së përkthyer dhe stilin autentik.

Jo pa qëllim, përkthyesja Jakova, ka vënë në spikamë, krijmtarinë letrare të autoreve të përkthyera, duke na thënë se janë të paktë autorët më të shquar botrorë, për të mos thënë nuk egziston asnjë, që nuk i ka shkruar poezisë si akt krijimi.Poeti digjet si qiri për të shkruar poezi dhe për të ngrit ura të bardha ndërmjet vetë krijueseve dhe njerëzve.

Siç e thotë edhe vetë titulli i librit të përkthyer”Poetët ndezin vetëm llampa”, e që ,po të depertojmë në shtresat e kuptimit të tij, janë poetët që dritërojnë në errësirë apo mjegull, në kuptimet apo moskuptimet e jetës, sikur na e thotë përkthyesja.

Ishin këto disa nga impresionet e mija, pas sapoleximit të librit. Përkthyeses Valbona Jakova, i shpreh mirënjohje dhe përgëzim, ngaqë mbeta i kënaqur me nivelin e poezive të përkthyera dhe nivelin e përkthimit. Krejt në fund mund të them atë që thashë në fillim, se përkthimi ka një mision, për të krijuar ura të gjuhëve ndërmjet vetë krijueseve. Dhe përkthyesi këtu del si meritori kryesor.