Ballina Aktualitet Prokuroria kërkon 1 vit burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin

E mërkurë, 20 Qershor 2018

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një vit burg për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin.

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, ky dënim do të ulet në 8 muaj burgim për secilin prej të akuzuarve. Ata akuzohen për kallëzim të rremë .

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.