Ballina Aktualitet Prefekti Kuçana: Titulli “Qytetar Nderi” për Mazrekun bie ndesh me ligjin

Prefekti Kuçana: Titulli “Qytetar Nderi” për Mazrekun bie ndesh me ligjin

Pasi u shqyrtua me kujdes kërkesa e Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Gafurr Mazrekun, prefekti Kuçana tha se “vendosa të mos e konfirmoj këtë vendim pasi bie ndesh me ligjin 112 të vitit 2013 për dekoratat, titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë.”

Kuçana i kërkoi Këshillit Bashkiak të jetë i kujdesshëm dhe të respektojë ligjet në rastet e propozimeve për shpalljen qytetar nderi të personave të caktuar.