Ballina Aktualitet “600 mijë refugjatë në Shqipëri”, Majko: Situatë shpërthyese, përtej imagjinatës

“600 mijë refugjatë në Shqipëri”, Majko: Situatë shpërthyese, përtej imagjinatës

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar në profilin e tij në FB me një shkrim të gjatë mbi lajmet që qarkullojnë për një kamp refugjatësh që mund të ngrihet në Shqipëri për të pritur refugjatët nga Siria.

“Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej cdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës siç janë shqiptarët. Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë çfarë ofron për të huajt”, shkruan ndër të tjera Majko.