Ballina Kulinari Receta e ditës/Supë me thjerrëza

Receta e ditës/Supë me thjerrëza

Përbërësit:

2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

1 qepë të madhe të grirë hollë

2 karrota të grira

2 thelpinj hudhër

gjysëm luge me spec djegës pluhur

1 lugë çaji me rigon të thatë

1 filxhan çaji me thjerrëza

420 g domate të konservuara

6 gota me lëng perimesh

një lugë e gjysëm çaji me  kripë

gjysëm luge çaji me piper të zi të bluar

Përgatitja:

Qëroni dhe shtypni thelpinjtë  e hudhrës. Lërini mënjanë për  5-10 minuta që të çlirojnë të  gjithë substancat mirëbërëse. Ngrohni vajin e ullirit në tenxhere. Shtoni qepën dhe kauardiseni për 3 minuta duke e përzier herë pas here.

Shtoni lëngun e perimeve, thjerrëzat, karrotat, specin djegës, rigonin, kripën dhe piperin. Lërini të ziejnë për 25 minuta me kapak të mbyllur. Shtoni hudhër dhe lëreni të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.

Servireni nëpër pjata dhe hajeni të ngrohtë.