Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm edhe ministri i mjedisit Blendi Klosi, ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit.
Avni Ponari, president i ALTO sh.p.k shprehet se filozofia e tyre është shërbimi ndaj klientit:
“Filozofia jonë është shërbimi ndaj klientit, që nga prezantimi i automjeteve në sallon, dhënies së informacionit të plotë për çdo model, asistenca pas shitjes dhe kryerja në kohën më optimal të këtyre shërbimeve. Përgjatë eksperiencës sime dhjetra vjeçare në menaxhimin e bizneseve të suksesshme, kam kuptuar se bashkëpunimet më të suksesshme janë ato ku ka shumë punë, përkushtim, korrektesë dhe besim dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi me Toyota i ka të tilla cilësi që prej fillimit”.
Drejtori i Toyota Balkans, Vayios Dotsikas shprehu bindjen e tij se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota’s në Shqipëri:
“Jemi të sigurt se Toyota Balkans, importuesi zyrtar dhe distributor për rajonin, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në vend. Jam i sigurt se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota në Shqipëri. Bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e biznesit sjell frymë pozitive, janë këto fjalët e thëna në përshëndetjen e ambasadorit të Japonisë në Shqipëri.
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito theksoi:
Unë jam shumë i lumtut të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina Toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep e hapjes së vendeve të reja të punës.