Ballina Personazh ORA E MËRTURIT E RUAJTI, ZANAT I DHANË TAMEL GJINI

ORA E MËRTURIT E RUAJTI, ZANAT I DHANË TAMEL GJINI

Mikut tim të shtrejtë fort të dashtun, Ndoc Dedë Mulaj-

Nga Fran UKCAMA – Fier

Zoti e pa nga dritarja e qiellit, se ai ishte ngjitur te maja,
Bash te foleja e shqiponjës,
Dreni dashnor i përjetshëm i Alpeve,
Ku kurrë nuk dejet bora, shkembi ngri n` akull, dielli ku ka krevetin e agut,,
E tha Zoti,:

– Shtriga largohuni, asht n`dorën time e n` besën e maleve!!
Dëgjuan zanat, afruan gjinin e i dhanë borë me tamel,
Orët i dhanë dredhëza e boronica, mjedrra si mjalti..
E morën n` dore!

Ai me grushta mblodhi termetin e zemres, me fuqi perballi cunamin.
Munella e veshur hijeshëm e ndali dasmën..

U larguan shtrigat ndjekur nga flaka e dragonjve,
unë me zemër të ngrirë, mësova lajmin, të hidhur dhe të ambël!!!

– Zemra tash po i punon si orë zvicerriane,
U bëra me krahë në këtë tronditje të madhe…
Kishte kaluar termeti dhe cunami ishte davaritur,
miku im i ishtrejtë, tash me zemrekët e rinj prej ari, edhe njeqind vite,
do ngjitesh si kaproll,

me shqiponjat do ringresh folezat e lenë përgjysëm.
do të eksplorosh shpellat,do të mrizosh me miq e shokë te trojet, ferligun do ta shijos n` Rruk,
do freskohesh nder gurra, do të kapesh në bystektë e ujvarave,
se për ty nuk asht metropoli paqtimi, por oazi i vendlindje,
fletorja me kujime e andrra,
me lahutë, çifteli, kangët epike,
Troja e jona, shpirti- Nikaj Merturi!!

Lavdi Zotit, Zotit lavdi,
një yll prej qiellit të Mulajve, po e ndez qirin`këtë mbramje për ty,
Fort i dashtun, i shtrejti miku im fisnik Ndoc Mulaj!!

Sherim të shpejtë, shendet, lumturi