Ballina Ravijëzime LULJA ÇAME

LULJA ÇAME

Nga Nikollë ULNDREAJ

Thëllëzë manare me hënë në gushë
Lule bjeshke e mbirë në fushë
Një dekik me bë me qeshë
Flakë ylberi qiellin mbushë

Kur Edeni ishte mbret
Lulen Çame si nuk e gjet
Trëndafile flakëruese
E me mbjell në kopsht të vet

Vasha Çame e bekuar
Porsi vera e lavdëruar
Kush një gllënjkë e ka kërkuar
Sikur llavë e ka përvëluar

Thëllëzë manare me hënë në gushë
Lule bjeshke e mbirë në fushë
Një dekik me bë me qeshë
Flakë ylberi qiellin mbushë….

Tiranë, me 31. 01. 2016