Ballina Kulturë Osman Mula me shpirt të gjerë e fisnik

Osman Mula me shpirt të gjerë e fisnik

Nga Edona HAKLAJ

Edicioni i XVI i festivalit “Sofra Dardane” 2018 u mbyll në mënyrën më të suksesshme të mundshme! Jemi falenderues ndaj çdo artisti, çdo grupi, çdo ansambli, ndaj jurisë ,dhe çdo njeriu që ka marrë pjesë apo ka dhënë kontributin e tij në këtë edicion të Sofrës.

Arsyeja përse po zgjedh këtë foto për të përcjellur emocionet e “Sofrës” dhe mesazhet e shumta dhe të veçanta që ajo përcjell është se ky njeriu në foto ka jo vetëm shpirt artisti, por dhe shpirtin me fisnik që mund të këtë një qenie humane.
Në natën e dytë të festivalit tonë, vëllai i të Madhit Osman Mula (të cilin e kishte lënë të sëmurë dhe kishte ardhur për të marrë pjesë tek Sofra ,edhe si anëtar jurie) u nda nga jeta.Ishte një lajm i papritur dhe i dhimbshëm për të gjithë ne, prandaj dhe Unioni Artistik i Kombit Shqiptar duke shprehur ngushëllimet e tij vendosi që atë natë të ndërpriste festën dhe darkën, por i nderuari Osman, me shpirtin e tij te gjerë e fisnik, nuk lejoi që darka të përfundonte duke thënë:
“-Ju do vazhdoni, nuk do ndalni, do gëzoni, duke më gezuar dhe mua më shumë!”
Ai përbiu dhimbjen e madhe të humbjes së vëllait dhe qëndroi aty me ne,duke vazhduar nën dhimbje sërish Sofrën.
Pikërisht në atë moment, të vetmen mënyrë për ngushëllim gjeta penën.
Shkrova ca vargje që më erdhën në çast, dhe në këtë mënyrë i shpreha dhe unë ngushëllimet e mia, në atë mënyrë që dija e mundesha, pasi fjalët vërtet s’kishin më vlerë para lajmit të dhimbshëm e gjestit aq human të të Madhit Mula.
Poezia të cilën ja dhashë si kujtim, ashtu të shkruar atë natë në një copëz letre ishte kjo:

Filloj e ambla dark’
cikrrime gotash flak’ e n’flak.
Diku nji gjâm!
N’shpirt piskam…

U thye gota mespërmes
s’ka ma dark, s’ka aheng
loti s’duket, loti vret
dhimbja shpirti n’za i flet.

Po i madh ky shpirt fisniku
Nji jet t’afërt Zoti ja fiku
Ai lyp festën,s’ndal muziken
U fik nji jet, ja la vllaut dritën.

Edona Haklaj ,
11 Qershor 2018,Ora 23:06 ,Tropojë.