Ballina Kulinari Qumësht me Kakao – Kombinimi perfekt për shijen dhe shëndetin e mirë

Qumësht me Kakao – Kombinimi perfekt për shijen dhe shëndetin e mirë

Mund të duket e pabesueshme por, qumështi me kakao është një pije shumë e lashtë.

Të gjithë kemi dëgjuar për fiset Maja, përveç zbulimeve të astronomisë dhe krijimit të gjuhës ata krijuan dhe këtë pije kaq të preferuar.

Dhe pse receta ka ndryshuar nga ajo klasikja, vlerat janë po të njëjtat.

Studime vazhdojnë na tregojnë se kakaoja është një super ushqim.

E pasur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira, ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nxisin prodhimin e kolesterolit të mirë.

Nëse ju mundon pyetja se mos ndoshta qumështi i ngrohtë i neutralizon fuqitë e flavonoidëve që ka kakaoja, AgroWeb.org ju jep një përgjigje: Jo.

Proteinat që ndodhen tek qumështi krijojnë një strukturë komplekse pikërisht me këto molekula të kakaos, duke krijuar një pije shumë të mirë.

Disa nga funksionet mirëbërëse të qumështit me kakao:

Një gotë me qumësht dhe kakao përmban 611 ml acid galik dhe flavonoide, funksioni i tyre kryesor lidhet me trajtimin e hemorragjive të brendshme dhe diabetin.

Antioksidantët që ndodhen në këtë pije, kanë një përqendrim gati 3 herë më të lartë se sa në çajin jeshil. Siç e dimë antioksidantët luftojnë radikalet e lira të trupit tonë.

Flavonoidët ndihmojnë trupin tonë që të shpërbëjë oksidin e nitratit, prandaj nëse konsumojmë qumësht me kakao përmirësojmë qarkullimin e gjakut, ulin presionin e tij dhe përmirësojmë shëndetin e zemrës.

Duke qenë se qumështi me kakao, i përgatitur në shtëpi, përmban më pak yndyrë se sa çokollata, ai nxit prodhimin e kolesterolit të mirë në organizmin tonë.

Një tjetër funksion i flavonoidëve ëstë se rrisin përqendrimin e oksigjenit në gjak, duke mundësuar kështu një furnizim më të mirë të trurit me dy përbërësit kryesorë. Prandaj ndodh që pasi të kemi pirë një gotë me qumësht dhe kakao, të ndihemi të qetë.

AgroWeb.org ju këshillon të përdorni kakao organike dhe qumësht jo të pasterizuar, që të përfitoni plotësisht vlerat e kësaj pije.

Nëse nuk dini si ta përgatisni këtë pije, më poshtë gjeni recetën krejt të thjeshtë:

Përbërësit:

1 ½ lugë çaji me kakao

¾ lugë çaji me mjaltë

1 gotë me qumësht

Përgatitja:

Në një xhezve hedhim 3-4 lugë qumësht dhe e vendosim të ngrohet.

Më pas shtojmë dhe kakaon duke e trazuar që të mos krijohen kokrra.

Në momentin që e shohim se qumështi fillon të ziejë, e heqim nga zjarri dhe ja shtojmë pjesës së mbetur.

Për një shije akoma dhe më të mirë, shtojmë dhe mjaltin.